FSHF publikoi përgjimin për Veliajn! Reagon kryebashkiaku: Shantazh për llogari të beut të saj dhe po manipulon procesin zgjedhor! Reagojnë edhe Meta e PD

FSHF publikoi përgjimin për Veliajn! Reagon kryebashkiaku: Shantazh për llogari të beut të saj dhe po manipulon procesin zgjedhor! Reagojnë edhe Meta e PD

Erion Veliaj dhe Armand Duka

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar në lidhje me qëndrimin e Federatës Shqiptare të Futbollit për mbledhjen e djeshme të anëtarëve të komunitetit të futbollit dhe Shoqatës Rajonale Tiranë. Federata Shqiptare e Futbollit publikoi paraditen e sotme një përgjim ku sipas saj Veliaj i bën presion anëtarëve të shoqatës për të manipuluar zgjedhjet në FSHF.

Në reagim kryebashkiaku Veliaj thekson se FSHF në vend të garantimit të barazisë së garës, ka zgjedhur rrugën e përgjimeve dhe të shantazhit për të ruajtur pozitat e Armando Dukës.

Veliaj sqaron se Bashkia e Tiranës është aksionere e Klubit të Futbollit "Tirona", ndaj askush nuk duhet  të ngatërrojë përkatësinë e tij në PS me përfshirjen që i takon si aksioner në këtë proces zgjedhor të manipuluar nga FSHF-së, apo të nxjerrë jashtë konteksti një bisedë djemsh, si në çdo fushë futbolli para ndeshjes!

“U qëndroj një për një atyre që kam thënë në atë palo përgjim të Federatës së Futbollit, e cila në vend se të garantojë barazinë e garës për kreun e saj, angazhohet në përgjime dhe shantazhe për llogari të beut të saj! "Pavarësia" e FSHF-së nuk mund të jetë gjethe fiku për një mbret lakuriq që është kthyer në neverinë e aksionerëve e dashamirësve të futbollit shqiptar, i cili thjesht nuk e ka pëlqimin tonë si një prej aksionerëve”, shkruan Veliaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:14
Përplasjet FSHF-Bashkia e Tiranës, Meta: Zgjedhjet e FSHF duhet të jenë të lira e transparente

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me përplasjen mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Bashkisë së Tiranës në lidhje me zgjedhjet në shoqatën rajonale të futbollit Tirana. Me një postim në Twitter, M eta thotë se zgjedhjet në FSHF duhet të jenë të lira dhe transparente.

"Të papranueshme dhe të dënueshme tentativat brutale të politikës, jo për herë të parë, për të ndërhyrë me presion dhe shantazh në zgjedhjet e FSHF që duhet të jenë të lira, paqësore, të pavarura, transparente dhe me integritet", shkruan Meta.

Ora 16:56
Përplasja FSHF-Bashki e Tiranës, reagon PD: Veliaj po bën presione dhe shantazh

1632562467_1601714649partiademokratike1.jpg

Partia Demokratike ka reaguar për përplasjen mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Bashkisë së Tiranës në lidhje me zgjedhjet në shoqatën rajonale të futbollit Tirana.

PD thotë se Erion Veliaj po bën presion ndaj mësuesve dhe futbollistëve që janë në Shoqatën Tirana.

“Është tronditëse ndërsa dëgjon se si një kryetar bashkie kërcënon me forcën e SPAK, a thua se kjo është një nga drejtoritë që ai manaxhon. E gjithë arsyeja e sulmeve të tij të ulëta dhe padyshim kriminale bëhet e qartë nga vetë ai. Shqetësimi i Rilindjes është se ende nuk kanë mundur të zaptojnë FSHF dhe për këtë ai do të përdorë çdo mjet të paligjshëm për ta zaptuar. Kjo është mënyra kriminale se si vepron Rilindja e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, mënyra e shëmtuar se si shantazhojnë jo vetëm në zgjedhjet për FSHF por edhe në zgjedhjet e qendrore dhe lokale. E gjithë mendja e tyre është si ajo e sovjetëve të dikurshëm, pra kërkojnë që të marrin çdo pushtet në duart e tyre.  Larg duart nga futbolli sepse ai është sporti i qytetarëve dhe Veliaj në fakt është përfaqësuesi i Ndraghetës sikundër dhe PS! I ftoj anëtarët e shoqatës Tirona që të distancohen nga një njeri i lidhur me Ndraghetën dhe po aq dhe me mafien e plehrave pasi njerëz si ai e bëjnë pis këdo që i qëndron afër. Veliaj dhe kushdo tjetër ta harrojnë që ne si qytetarë dhe si politikanë do ta falim atë dhe sërën e tij për këto sjellje të ulëta dhe të ndyra karshi Tiranës dhe figurave të nderuara të saj”, thuhet në reagimin e PD.

Ora 11:37
FSHF: Veliaj i bën presion anëtarëve të Shoqatës Rajonale të Futbollit për të manipuluar procesin zgjedhor në FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit në një deklaratë për mediat, akuzon kryebashkiakun Veliaj se ka bërë një bisedë  me anëtarët e shoqatës së futbollit Tirana vetëm pak orë para nisjes së punimeve, duke bërë kështu sipas FSHF-së një ndërhyrje të politikës në çështjet që i takojnë komunitetit të futbollit.

Në këtë takim kryebashkiaku, sipas FSHF-së, me një fjalor banal, i bën presion anëtarëve të shoqatës për të manipuluar zgjedhjet në FSHF, ndërsa mësuesve të edukimit fizik dhe trajnerëve të futbollit të rajonit të Tiranës u ka bërë një listim i të gjithë gjërave që duhet të bëjnë.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sinan Idrizi: 24/01/2022 20:14

    Duka ka ardhur koha te qerrohesh dhe ta lesh rehat futbollin Shqiptar.Palaco njeri

    Përgjigju
  • Ura vajgurore: 24/01/2022 18:42

    Me shpirtzi se erjon veliaj sdo kete. Do bjeri shqiperia ne doren e tij dhe njerezve te tij.

    Përgjigju
  • Duka: 24/01/2022 17:44

    Ka ardhur koha qe ky ta lere futbollin te qete. Futbolli ne shqiperi ka bere regres te madh. Ky njeri vendos pa filluar kampionati se kush do ta fitoj ate, fodull dhe arrogant prandaj duhet te zhduket.

    Përgjigju
  • Endri: 24/01/2022 15:57

    Duka duhet te zhduket dhe te jete objekt hetimi, pa qysh e tek. Eshte bere futbolli zhele ne duar te ketij katunari

    Përgjigju
  • beni: 24/01/2022 14:21

    GHahaha, shtanzhuesi po na thote qe po i bejne shtanazh me llafet e tij. hahaa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!