FSHF, Toçi: De Biazi, i vetmi që
mendoi të ardhmen e Kombëtares

DURRËS - Kristaq Toçi, inspektor i Kombëtares shqiptare të futbollit, ka qenë trajner i Lokomotivës së Durrësit, por trajner edhe jashtë vendit, në Itali dhe Gjermani. Ai inspekton, kritikon, këshillon, stimulon domethënë mbikëqyr dhe mbështet të gjitha Kombëtaret e Federatës Shqiptare të Futbollit. I gjendur në resortin "Tropikal" në Durrës, ku pushojnë dhe stërviten gjithë lojtarët e Kombëtares, ai jep një intervistë mbi Kombëtaren më të rëndësishme të futbollit, atë të meshkujve për "Shqiptarja.com", në të cilën analizon punën e trajnerit De Biazi, "i vetmi që mendoi jo në mënyrë imediate, por për të ardhmen e Kombëtares" apo pse humbasim drejt ëndrrës së madhe të Botërorit. 

Si e vlerësoni Kombëtaren e futbollit sot?
Kjo Kombëtare do vlerësuar shumë. Kemi një ekip, që nuk e kemi pasur asnjëherë, sidomos në konkurrencën brenda për brenda.

Në ç’kuptim brenda për brenda?
Tani kemi garë më të fortë për të hyrë në 11 e parë.

Garë e ndershme?
Po. Garë e ndershme.

Është thënë dhe e kundërta..
Këto janë fjalë që i merr era. Janë fjalë të thëna siç bëjnë disa prindër për fëmijën e tyre që “djali im më i mirë, e kështu e ashtu”. Te ekipi i parë kombëtar nuk ka pandershmëri. Kur janë të vegjël në fillimet e tyre dhe mund të bëhen ndërhyrje. Por duke u rritur rëndësia, mosha, ekipi bëhet një pasqyrë që u del përpara mijëra spektatorëve. Nuk e fsheh dot.

Në fakt, nga ish-futbollistë të Kombëtares kam dëgjuar për lobe dhe mbështjetje sipas preferencave. Po De Biazi, a ju duket se edhe ai është trajneri më i mirë, që ka pasur Kombëtarja?
De Biazi ka bërë atë që ndryshe nga gjithë trajnerët e tjerë të Kombëtares nuk ka menduar vetëm për rezultatin imediat, por ka menduar për të ardhmen e Shqipërisë.
Gjithë trajnerëve iu kërkohet rezultati imediat dhe e ardhmja. Por zakonisht kush vjen mendon për 2 vitet që ka kontratën. Në këtë drejtim De Biazi është i veçantë.

Kam përshtypjen se ka njëfarë paqëndrueshmërie në anën emotive, se nuk menaxhohet në mënyrën e duhur racionale çdo moment i lojës që ne humbasim. Sipas jush, është përgatitja teknike apo ajo psikologjike me defekte, që nuk arrijmë të finalizojmë fitoret që duam?

Nga ana psikologjike ne kemi psikologjinë më të fortë. Ndjenja për flamur tek ne është më e lartë se në çdo vend të botës. Por na bën të humbasim përvoja dhe cilësia e sportit.
Edhe pse kemi Kombëtaren më të mirë që kemi pasur ndonjëherë e sot luajmë si të barabartë me çdo vend të botës. Dikur kemi pasur lojtarë të jashtëzakonshëm, por inferiorë, pasi nuk luanin jashtë. Ndërsa sot luajnë kudo, me këdo.

Defekti kryesor është se ndeshemi me sportisë me më tepër cilësi se ne. Çani është rezervë te Katania, por do përballet me sulmuesin e Totenhemit, për shembull. Thjesht duhet të kenë orët e punës në kurriz. Mund të jesh teorikisht mirë, por po vajte atje përballesh me praktikën. Kaçaj tregoi se luante më mirë se ka 90 minutëshin në kurriz, ka orët e punës të bëra, pasi është lojtar kryesor me Paok në Greqi.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!

Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!