ITALI - Fshihnin kokainën në brendësi të kavanozëve me oriz, arrestohen dy vëllezërit shqiptar Agostin dhe Lekë Kodra. Ngjarja është shënuar në Cortemaggiore, një qytez pranë Piacencas në Itali, ndërsa dy vëllezërit shqiptarë me origjinë nga Shkodra ishin vënë në hetim prej disa kohësh.
Policia italiane ndërhyri me një operacion blitz në shtëpinë e të arrestuarve, pasi pikasën që në apartamentin e vëllezërve Kodra u fut një përdorues droge.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën 60 doza kokainë, 2400 euro, një peshore elektronike e precizionit të lartë si dhe një dorezë hekuri.
Sasia e drogës u gjet e fshehur në një kavanoz të mbushur me oriz, deklaroi policia italiane gjatë një konference shtypi, ndërsa dy vëllezërit janë prangosur dhe dërguar në burgun e Piacencas.
Vëllezërit shqiptarë përkatësisht 34 vjeç dhe 25 vjeç, me origjinë nga qyteti i Shkodrës në qytezën e Cartemaggiores kishin krijuar dhe një firmë dhe punonin si murator.
Policia po vazhdon hetimet pasi dyshohet se aktiviteti kryesor i tyre ishte tregtimi i drogës.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com