Fshihnin drogën brenda kutive të ilaçeve, çmontohet grupi kriminal që drejtohej nga shqiptari në Itali! 4 të arrestuar
Foto nga arrestimi i një prej tregtarëve
ITALI – Një grup kriminal që merrej me shitjen e kokainës është shkatërruar nga policia italiane. Në pranga kanë rënë 4 persona ndërsa 10 të tjerë janë vënë nën hetim. Policia në komunën Asti arriti të ndalonte shpërndarjen e rreth 1500 dozave në vlerën totale 300 mijë euro. Tregtia e drogës bëhej përmes kutive të ilaçeve.
Hetimet nisën në fund të vitit 2021 dhe rezulton se 51-vjeçari shqiptar Isuf Hadaj ishte në krye të grupit që bënte tregti kryesisht në zonat e Corso Torino dhe pranë Parco della Resistenza.
Aktiviteti është cilësuar prej tij si “punë”. Disa transferime u bënë pranë shkollave dhe fëmijëve të mitur. Madje bënin edhe shitje nëpër dritaret e shtëpive. Banda përdorte edhe truke të veçanta, duke ndërruar makina apo edhe duke fshehur drogën në kutitë e ilaçeve.
Dy të arrestuarit e tjerë janë Davide Battiston, i arrestuar dhe Fabiola Ghiotti, që është në arrest shtëpie, të cilët blenë kokainën që e hodhën në sheshin Asti. Ata kishin blerë kokainën për një vlerë rreth 20 mijë euro.
Të tjerët janë katër shqiptarë të tjerë dhe tre italianë, të cilët dolën si tregtarë të dyshuar droge. Po ashtu është sekuestruar një pronë në zonën Antignano, një ndërtesë me tokë përkatëse, e blerë me të ardhura të paligjshme.
Gjatë kontrolleve, në koordinim me prokurorinë e Asti-t, u sekuestruan edhe çeqe 11 mijë euro, kokainë gati për shitje dhe 12 mijë euro të ardhura nga trafiku i drogës.
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
-
Po
26.9%
-
Jo
17.1%
-
Nuk e di
56%
Vota total: 9029
Lajme të tjera
-
Itali, presidenti Begaj nis turin e dytë të vizitave në Kozenca të Kalabrisë me komunitetin arbëresh
1 Maj, 09:50
-
Presidenti Begaj nis vizitën zyrtare në Kalabri, do të inagurojë bustin e Skënderbeut në disa komuna
30 Prill, 09:46
-
Itali/ Dy shqiptarë futen për të vjedhur në banesë, pronari italian plagos njërin prej tyre
29 Prill, 22:53
-
Videolajm/Rishfaqen neofashistët në Itali, nderojnë Musolinin
29 Prill, 16:51
-
Itali, i dënuar përjetë për vrasjen e dy personave, shqiptari ndërron jetë në spitalin e Parmës! Prej 8 vitesh në koma pasi u rrah brutalisht në burg
29 Prill, 13:02
-
Goditi me çekiç në kokë të dashurin e ish-partneres, arrestohet shqiptari në Itali
29 Prill, 09:31
-
Basha me shqiptarët në Lombardi: Kasta e vjetër politike komplot kundër votës së emigrantëve, ju shohin si rrezik
28 Prill, 19:00
-
VIDEO/ Reshje të dendura shiu në Elba të Italisë, uji merr me vete automjetet
28 Prill, 14:57
-
VIDEO/ 5 kundër 1, banda rreh brutalisht të riun për ti marrë telefonin
28 Prill, 09:09
-
Mediat italiane: Shqipëria ringjall fabrikat sovjetike të armëve
27 Prill, 16:31
-
Tërmet në Napoli, njerëzit e frikësuar dalin në rrugë
27 Prill, 10:08
-
Itali/ Bie nga 10 metra lartësi në Milano, 18-vjeçari shqiptar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore
26 Prill, 20:02