FSK dhe FA përfundojnë stërvitjen e përbashkët ‘Dimali-24’
Stërvitja ushtarake e përbashkët 'Dimali 24'
Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë (FA) kanë përfunduar stërvitjen e përbashkët ‘Dimali-24’.
Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu.
Me anë të disa fotove të publikuara Vengu tregon se stërvitja e cila u zhvillua në Gjirokastër u realizua nga 23-26 shtator.
“395 trupa nga Regjimenti i Këmbësorisë së Jugut me 58 mjete dhe një togë nga Forca e Sigurisë së Kosovës zhvilluan në datat 23-26 shtator, stërvitjen e koduar "DIMALI-24".
Në stërvitjen që u mbajt në rajonin Arshi Lengo, Gjirokastër u testuan kapacitetet operacionale të Forcave të Armatosura të Shqipërisë për zhvendosjen dhe kryerjen e operacioneve luftarake mbrojtëse si dhe ndërveprimi me forcat e tjera.
Kjo stërvitje, ashtu si edhe stërvitjet e mëparshme shërben edhe për t’iu përgjigjur në kohë nevojave të brendshme, duke siguruar kontribute ushtarake modeste, por dinjitoze për misionet dhe operacionet e drejtuara nga NATO, Bashkimi Evropian, apo OKB", shkruan Vengu në Facebook.
Më tej ai thekson se ceremoninë e mbylljes ishin të pranishëm Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneralmajor Arben Kingji, Komandanti i Forcës Tokësore, Gjeneralmajor Ilir Xhebexhija, delegacioni i FSK i kryesuar nga Shefi i Shtabit të FT të FSK Kolonel Valdet Berisha, drejtori i SHPFA Gjeneralbrigade, Aleksandër Pando si dhe përfaqësues nga SHPFA dhe komandantët e reparteve vartëse të Forcës Tokësore.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.1%
-
Jo
20.4%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3399
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri Vengu takon studentët e masterit në AFA: T'i kushtojmë më shumë rëndësi sigurisë kombëtare
16 Dhjetor, 18:51
-
Garnizoni Ferraj drejt rikonstruksionit, shtëpia e re e Komandës Mbështetëse të Ushtrisë
14 Dhjetor, 11:44
-
Municione, uniforma dhe armatime 'Made in Albania', Ministri Vengu: Brenda javësh nisin negociatat! Shpresëplotë se kontratat e para firmosen brenda 2025
14 Dhjetor, 08:15
-
'Ty të njoh si ushtar i Troplinëve të Durrësit', Bardhi akuza ndaj ministrit Vengu: Ti e di shumë mirë, je një zar! Të kanë sjellë bandat
12 Dhjetor, 19:22
-
Agjencia e Mbrojtjes Civile bëhet me ‘shtëpi të re’ në 5-vjetorin e saj! Vengu: Kapacitet kombëtar, do e shtrijmë në të gjithë territorin (VIDEO)
10 Dhjetor, 17:34
-
Berisha sulmon drejtuesit e fushatës së PS: Klosi kumarxhi! Do nis përpjekjet për heqjen e non gratës pas zgjedhjes së Trump
9 Dhjetor, 13:12
-
112-vjetori i Forcave të Armatosura/ Ministri i Mbrojtjes: Po përballemi me kërcënime të reja! Rajoni po ndjen presione nga faktorë keqdashës
4 Dhjetor, 16:10
-
Përfundon ministeriali SHBA-Karta e Adriatikut në Tiranë, Vengu: Prioritet anëtarësimi i Kosovës, ndihmë Ukrainës dhe mbrojtje kolektive në zonën euroatlantike
4 Dhjetor, 14:01
-
2100 rezervistë deri në 2030-ën, Vëngu: Të rekrutuarit nuk humbasin vendet e punës, kostoja mujore 1 mijë euro për rezervist
2 Dhjetor, 17:07
-
Kina dhe Rusia kryejnë patrullim të përbashkët ajror mbi Detin e Japonisë
29 Nëntor, 11:32
-
RENEA stërvitet nga forcat speciale GSG9 të policisë gjermane
27 Nëntor, 14:26
-
Komisioni i Ligjeve miraton nismën për Forcën Rezerviste, ministri Vëngu: Synojmë rreth 2100 deri në vitin 2030! Rezervistë edhe në diasporë, misione jashtë vendit
26 Nëntor, 16:36