FSK nuk bëhet ushtri

FSK nuk bëhet ushtri
Forca e Sigurisë së Kosovës mund të mos e marrë miratimin nga NATO-ja për kapacitetet e plota operacionale.

Burime brenda FSK-së kanë thënë për Radio Kosovën se mendimi i tanishëm i disa shteteve në NATO-s është që kjo forcë të mos e marrë miratimin për kapacitet e plota operacionale.

NATO-ja është dashur që në shtator të japë këtë miratim, por kjo me gjasë do të shtyhet për vitin e ardhshëm. 

Kreu i Ministrisë së FSK-së, Agim Çeku, nuk e thotë qartë nëse përfundimi i mandatit ekzekutiv të NATO-s mbi këtë forcë do të rezultojë me aprovimin e kapaciteteve të plota operacionale të saj dhe me transformimin e FSK-së në ushtri të vendit, ashtu siç ishte paralajmëruar.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi