PRISHTINE-Tetë mijë pjesëtarë do t’i ketë ushtria e Kosovës, prej të cilëve tre mijë do të jenë rezervë, e cila po synohet të krijohet nëpërmjet një ligji të ri.
Buxheti për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës është 51 milionë euro, ndërsa për çdo vit do t’i shtohen edhe nga 5 milionë euro, shkruan e perditshmja kosovare, 'Zeri'.
Ushtria e Kosovës e cila po tenton të krijohet nëpërmjet një ligji të ri, të hartuar nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pritet t’i ketë gjithsej 8 mijë pjesëtarë, 5 mijë prej të cilëve në komponentën aktive dhe 3 mijë në atë rezervë.
Në këtë projektligj pos kësaj thuhet se mosha minimale për të shërbyer në FSK është tetëmbëdhjetë vjeç, ndërkaq mosha më e lartë për t’u rekrutuar në FSK është tridhjetë vjeç për oficer dhe njëzetepesë vjeç për grada të tjera (nënoficer, ushtar) në ditën e mbylljes së konkursit për aplikim.
Ndër të tjera në këtë projektligj thuhet se shtetasit e Republikës së Kosovës mund të pranohen në FSK pasi të kenë plotësuar kriteret e përgjithshme të përzgjedhjes. Kjo përzgjedhje bazohet në gjendjen shëndetësore dhe fizike dhe sipas nevojave e prioriteteve të FKS-së dhe pas përfundimit me sukses të procedurave së miratuar për rastet në të cilat kërkohet verifikimi i kontrollit të sigurisë, respektivisht pastërtisë së figurës, sipas legjislacionit përkatës në fuqi dhe akteve të brendshme nënligjore të ministrisë.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com