Dita e sotme ka qenë pak e veçantë në Kuvendin e Shqipërsë pasi grupi parlamentar i Partisë socialiste ka marrë ftesë për në dasëm. Lajmin e mirë e ka dhënë Agim Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale. “Së shpejti do martohet një deputet i mirë, po shpërndahen ftesat,”- shkruan Rama.
Foto e publikuar nga Agim Rama
Dhe bëhet fjalë për dasmën e njërit prej deputetëve, Anduel Xhindin. 32-vjeçari nga Fieri do të martohet të dielën në datën 16 shtator. Sipas burimeve nga “Report Tv”, dita e hënë do të mbledhë vetëm deputetët e PS-së, për të festuar këtë ditë të shënuar.
Anduel Xhindi është një nga 140 deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit 2017.[1] Ai i përket Partisë Socialiste, e cila ka fituar dhe mazhorancën në këto zgjedhje. Andueli është djali i Fatmir Xhindit i cili ishte gjithashtu deputet i Partisë Socialiste, i zgjedhur tre mandate rresht, në një nga zonat e qarkut të Fierit, në Roskovec.
Deputeti i PS-së, Anduel Xhindi
Në 2 maj 2009 në moshën 49-vjeçare, Xhindi humbi jetën, pranë banesës së tij nga një atentat që i bëhet. Ngjarje që ka ndodhur një muaj para nisjes zyrtare të fushatës për zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2009. Pas largimit nga jeta e parakohshme, Fatmir Xhindit, merr titullin Qytetar Nderi nga këshilli bashkiak. Në nder të tij është ngritur një shtatore.