Pasi shpalli listën e Argjentinës për Kupën e Botës 2026, trajneri Lionel Scaloni sqaroi edhe mungesën e Paulo Dybalas, vendin e të cilit e ka zënë talenti i ri i Comos, Nicolas Paz.
"Paulo, është e qartë se ai është një lojtar i shkëlqyer. Ai është rikthyer në nivele të jashtëzakonshme me klubin e tij, ata u kualifikuan për në Champions League me Romën falë disa performancave të shkëlqyera të tij në ndeshjet e fundit.
Por, është gjithmonë e njëjta gjë, lojtarët vijnë e shkojnë dhe mbërrijnë lojtarë të rinj që sjellin kontributin e tyre. Në rastin tonë, ka djem që janë konsoliduar në atë pozicion, që meritojnë një mundësi dhe ne morëm vendimin të përqendrohemi te të tjerët", tha në fillim Scaloni.
Trajneri tha se Dybala është një djalë spektakolar me cilësi fantastike, por u ndal edhe te e ardhmja e ekipit.
"Cilësia që ai zotëron është e padiskutueshme, e duam atë dhe ai është një djalë spektakolar. Megjithatë, ne gjithmonë shikojmë të tashmen dhe drejt asaj që ata mund të na japin edhe në të ardhmen dhe sot ka djem të tjerë që mund të na japin diçka më shumë.
Si ai ashtu edhe djemtë e tjerë që kanë qenë kampionë bote kanë mbetur jashtë, por kështu është, si gjithmonë, ne jetojmë ditë pas dite dhe e morëm këtë vendim", vijoi trajneri kampion bote.
Së fundmi, trajneri ceku edhe ftesën për Nico Paz paçka se ky i fundit humbi dy paraqitje në Serie A për shkak të një lëndimi.
"Nuk mendoj se Fabregas, si trajnerët e tjerë, mendon më shumë për ekipin kombëtar sesa për klubin e tij. E falenderoj për mesazhin, do të bëja të njëjtën gjë, do të mendoja për ekipin tim së pari", tha Scaloni.
Lajmi kryesor:
Botërori 2026/ Lionel Messi do të luajë turneun e 6-të, Scaloni zbardh listën e futbollistëve të Argjentinës! Ylli i Real Madridit mbetet jashtë


