Fuga: Nëse Meta del 'King Maker'
LSI koalicion me PS, jo me PD-në

Fuga: Nëse Meta del 'King Maker'<br />LSI koalicion me PS, jo me PD-në
Akademiku Artan Fuga thotë se PS-LSI mund të qeverisin sërish së bashku edhe pas 25 qershorit. 
 
I ftuar në "45 minuta" nga Denis Minga në Report Tv, Fuga tha se LSI do rritet në elektoral dhe PS nuk do arrijë të marrë 71 mandate, atëherë këto dy forca politike do bashkëqeverisin edhe për një mandat të dytë.

Mes PD dhe PS, ai thotë se Meta do preferonte pikërisht koalicionin me socialistët. 

"nëse Rama merr 75 mandate, atëherë ai do qeverisë i vetëm dhe t'i thotë z.Meta faleminderit dhe s'kam nevojë për ty. Për mua mes PD dhe PS, Meta do preferonte të qeveriste me PS-në sepse është brenda ujërave të veta të të majtës", u shpreh Fuga. 

Sa i takon një koalicioni PD-PS, Fuga thotë ky opsion do të varet nga ecuria e negociatave të PS me partitë e vogla. 

"Nëse Rama nuk gjen mbështetje te partitë e vogla, do t'i drejtohet z.Basha", u shpreh Fuga.   

Fuga tha se pasojat e keqqeverisjes bien njësoj si mbi PS ashtu edhe mbi LSI. Ai u ndal gjerësisht edhe te beteja e kësaj fushate mes dy partive të maxhorancës, administrata publike. 

Sipas tij, administrata shqiptare sot është e krahasueshme me atë që sociologu Max Eeber e quan "hordhi nomade". 

A qëndron alibia e Ramës se s'qeverisa dot vetëm për shkak se nuk qeverisi vetëm, se s'bëri dot administratë?
Jo, nuk qëndron fare. Ka 10 ditë që e ka elaboruar këtë ide. Unë kam shkruar 60 pika si duhet të reformohet administrata publike. Kam theksuar se administata, ministritë, ndahen sipas partive politike, por edhe trashëgimia e partive politike te kjo plaçkë që kalon dorë më dorë. Pra, këtu punësohen militantët e atij që është ministër. Ky problem i administatës është ngritur tani, është gjetur një flamur në tokë me inteligjencë, nuhatje dhe intuitë që Rama e ka, e ka marrë dhe e tund tani për miting. 

Ne na duhet Shqipëri teknike. Kjo do të thotë që çdo komb i madh, që nga koha e Hegelit, që nuk mundet dot demokracia të bëjë një prospekt të zhvillimit kombëtar racional, nëse është e mbështetur në ngjyrat dhe emocionet politike. Weber do e quante administratën që kemi ne, një hordhi, hordhi nomade të shkretëtirave. Ne s’kemi bërë dot shtet për këtë arsye. S’ka asnjë justifikim pse nuk është bërë. Ndërsa as sot nuk e kanë vullnetin. Nëse administrata do ishte e tillë siç e kanë shtetet moderne, kjo administratë s’do varej nga kryeministri.
 
Mundet që hordhitë t’i pastrojë vetëm një timonier?
S’është e mundur ajo. S’dua të ve në diskutim vullnetin  dhe dëshirën e Ramës. Por është e ekzagjeruar ajo që ma jepni pushtetin vetëm mua. Njësoj sikur të dalë dikush tani dhe të thotë vetëm unë kam të drejtë. Duhen mbajtur të dyja. Të dalësh me parullën e flamurit kombëtar në një miting politik, nga njëra e kuptoj, të vendosësh interesin e Shqipërisë mbi gjithçka, por nga ana tjetër e kthen partitë, në përfaqësuese të kombit.
 
Rama po përdor alibinë e sistemit për t’u ndarë me Metën. Si e gjykoni? Ç’është kjo lojë me sistemin?
Ky debat nuk mbaron asnjëherë, si një debat teoriko-universitar, nuk mbaron kurrë. Dy partitë që kanë qenë në koalicion, janë në vazhdimësi. Katër vjet kanë drejtuar bashkë. Unë e kuptoj që PS ka përgjegjësinë kryesore. Për ligjin e Arsimit të Lartë, ne si universitarë, treguam që në këto pika nuk ecën, ne s’na përkrahu njeri, as LIBRA, as deputetët e LSI, s’donin të dëgjonin. Madje edhe deputetë të PS jashtë thoshin që keni të drejtë dhe sa hynin brenda mbanin ligjërime të tjera. Ishin aleatë, por në sytë e mi përgjegjësia është e të tërëve. Kemi tokë bujqësore të mbjellë me kanabis dhe ministri i Bujqësisë është i LSI. Unë do jepja dorëheqje nga pozicioni i ministrit të Bujqësisë.

Thuajse në të gjitha sondazhet Rama i afrohet 70-ës. Do të ishte më pranë një koalicion me Bashën apo me Metën e Vasilin?
Kjo varet sa mandate do marrë PD-ja dhe sa do marrë LSI-ja. Nëse LSI merr aq shumë deputetë sa, jo vetëm bëhet e domosdoshme për qeverinë e re, por i jep edhe një dimension të ri pushtetit të Presidentit të Republikës, atëherë z.Rama do kërkojë të bashkëpunojë me z.Basha. Nëse LSI merr një numër të madh deputetësh dhe bëhet një forcë pa të cilën z.Rama s'formon qeverinë, atëherë figura numër një bëhet z.Meta dhe jo z.Rama. 
Pra, z.Rama do kërkojë të bashkëpunojë me z.Basha. Nëse LSI merr një numër të madh deputetësh dhe z.Rama s’formon dot qeverinë, figura numër një atëherë është z.Meta dhe jo z.Rama. Nëse z.Rama nuk gjen mbështetje te partitë e vogla, do i drejtohet z.Basha. Por nëse Rama merr 75 mandate, atëherë ai do qeverisë i vetëm dhe t'i thotë z.Meta faleminderit dhe s'kam nevojë për ty. 

Shihni një qeveri PD-LSI, nisur nga sinjalet Berisha-Meta?
Nëse krijojnë numrat, gjithçka është e mundur. Për mua mes PD dhe PS, Meta do preferonte të qeveriste me PS-në sepse është brenda ujërave të veta të të majtës. 

Duket se Ilir Meta e ka tejkaluar petkun e Presidentit. E prisnit këtë reagim?
Po. Në ditët e para, nga euforia që mori votat e deputetëve të PS për president, u duk se kishte tre kushte, që partia e tij do funksiononte dhe pa drejtimin e tij; një ndryshim në kokën e partisë, pa nënvlerësuar askënd, qoftë me z.Vasili ashtu dhe znj. Kryemadhin, s’e përballonin boshllëkun që do linte Meta. Pas kompromisit ai e kuptoi që mbeti i përjashtuar nga kjo marrëveshje. Gjykoj që reformat kushtetuese në procesin e transformimin e ligjit elektoral mund ta dëmtojnë partinë e tij. Ai ndjeu se Rama po shkonte drejt një strategjie propagande. Nga kjo turi falënderues i Metës u harrua dhe ai mori drejtimin e fushatës, duke e personalizuar atë. Po të mos bënte këtë, do bënte një gabim të rëndë në raport me elektoratin.  
 
Rama është shprehur për Sheshin Skënderbej se nga diktatorët dhe politikanët, u kaloi qytetarëve...Si konsideroni simbolikisht atë ndërtim?
S’dua të hedh gurin mbi një shesh, as ndaj Bashkisë së Tiranës. Shkova sot deri në Pezë dhe u ktheva, kur kam parë Tiranën, rrugët me gropa, fasadat, mbikalimi si një tra në hyrje të Shqipërisë, thashë me vete, në gjithë qytetet që kam vizituar nga Ukraina, Turqia, a ka një rrugë kështu në botë?! Nuk e di! Kam parë vetëm në qytetet e bombarduara nga ISIS në TV. Unë s’merrem me sheshin, por ka një disnivel në investime. Ne merremi me sheshin kur infrastrukturat urbane, të cilat kanë bërë me një zhvillim ekonomik të vendit, me dinamiket e jashtëzakonshme që kanë impakt ekonomik, lihen të braktisura. Ka një shqetësim në raportin midisi njeriut individual dhe përmasave, ne këtu kemi një çekuilibër, boshllëku momental është gjithçka. Është një estetikë, por jo për shijet e mia, unë dua në qendër individin dhe jo boshllëkun. I treti problem është se nga pikëpamja antropologjike vazhdon koncepti perandorak që Shqipëria është nëna, “nëna Shqipëri”...po të ishte diskutuar me ne do jepnim edhe koncepte të tjera, ai shesh është një vrimë bosh, është një gjë mediokre.
 
Pse opozita nuk protestoi për sheshin, por doli për një kënd të vogël?
Opozita nuk ka fuqi të ndeshet me lobet e ndërtimit dhe të betonit. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar