Fule: Me rëndësi thelbësore plani
i zbatimit të marrëveshjes

Fule: Me rëndësi thelbësore plani <br />i zbatimit të marrëveshjes
Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Europian, Stefan Fule, ka thënë se si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën, është e një rëndësie thelbësore arritja e planit të zbatimit të Marrëveshjes së 19 prillit mes kryeministrave të Kosovës e Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic.

“Plani i zbatimit është jashtëzakonisht i rëndësishëm siç është e rëndësishme, që Beogradi dhe Prishtina të fillojnë së lëvizuri kah zbatimi. Është me rëndësi në veçanti për Beogradin, sepse ekzistojnë pritje nga vendet anëtare që në fund të qershorit të hapen negociatat për anëtarësim dhe plani është vendimtar”, ka thënë në një intervistë për Rel, komisioneri Fule.

I pyetur nëse pas Marrëveshjes për Normalizim Raportesh, pritet të ketë lëvizje për njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë bërë këtë, Fule në mënyrë indirekte është shprehur optimist.

“Kjo është një pyetje që duhet t’iu adresohet atyre pesë shteteve. Besoj se secili hap në këtë rrugë të normalizimit do të merret seriozisht nga këto pesë shtete, për ta mbështetur kështu më shumë aspiratën e Kosovës për në BE”, u shpreh Fule.

Një ditë më parë në ekipet e Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, nuk u pajtuan për planin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e raporteve të arritur më 19 prill ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Dacic.

Marre nga Express
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari