TIRANE- Ardian Fullani, ish-guvernatori i Bankës së Shqipëri ka blindur pafajësinë e tij në gjykatën e Apelit Tiranë. Megjithëse ka marrë humbjen e dytë, zyrtarë të prokurorisë shprehen të bindur se Fullani ka shkelur ligjin në blerjen prej 30 milion euro të hotel Dajtit dhe në mbrojtjes e parave të Thesarit të Shtetit, duke mos nxjerrë rregullore të posaçme. Organi procedues konstaton se vleresimi i ish–hotel Dajtit, së pari është kryer nga ekspertë të kontaktuar dhe caktuar nga Mimnistria e Ekonomisë Tregëtisë dhe Energjitikës, duke mos kryer asnjë vlerësim nga blerësi Banka e Shqipërisë, përfaqësuar nga personi nën hetim dhe se ky vlerësim është bërë me metodën e fitimit, duke përllogaritur vlerën e pasurisë si një hotel,në një kohë që ndërtesa nuk do të përdorej nga blerësi si hotel.

Terren të hapur për vjedhjen
Pas tre seancave në Gjykatën Penale të Tiranës ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Adrian Fullani fiton pafajësinë. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme me një seancë të vetme Fullani ka blindur pafajësinë e tij në gjykatën e Apelit. Ai u akuzua nga prokuroria e Tiranës për “Shpërdorim detyre” në lidhje me tenderin 30 milion euro të blerjes së hotel “Dajtit” dhe vjedhjen e 713 milion lekëve nga Thesari i Bankës së Shqipërisë. Vendimi i pafajësisë u dha nga gjyqtari Artan Gjermeni i cili rrëzoi kërkesën e prokurorit Ndini Tavani për të dënuar Fullanin me 5 vite burg, konvertuar me 3.2 vite pas gjykimit të shkurtuar. Në seancën e pretencës këtë të hënë në Gjykatën e Tiranës, organi i akuzës argumentoi se Fullani nuk ka zbatuar vendimet e Këshillit Mbikëqyrës, duke i lënë terren të hapur vjedhjes së parave nga thesari i shtetit, vepër për të cilën është dënuar Ardian Bitraj, -ish-përpërgjegjësi i arkës stok dhe kolegia e tij Mimoza Bruzia.

Abuzimi me “Dajtin”
Ndërkohë në lidhje me akuzën e dytë që rëndon ndaj Fullanit, Prokuroria e Tiranës tha se tenderi për blerjen e Hotel “Dajtit” 30 milionë euro, ishte formal, pasi u bë pasi hoteli ishte blerë. Prokuroria kërkoi 5 vite burg për ish-kreun e Bankës së Shqipërisë, por ky dënim u ul me 1/3 pasi Ardian Fullani ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Organi procedues çmon se megjithë procedurën e ndjekur, prokurim i drejtëpërdrejtë dhe veprimet e ndërmara nga anëtarët e komisionit të prokurimit, të gjitha këto veprime kanë qënë thjesht formale, për sa kohë që të gjitha këto procedura të nisura me vendimin e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë datë 16.06.2010, datojnë ditë më vonë se Këshilli i Ministrave të vendoste për shitjen e ish-Hotel Dajtit pikërisht Bankës së Shqipërisë dhe duke caktuar dhe vlerën për shitjen e kësaj pasurie të paluajtshme.

Organi procedues konstaton dhe se vlerësimi i ish–Hotel Dajtit, së pari është kryer nga ekspertë të kontaktuar dhe caktuar nga Ministria e Ekonomisë Tregëtisë dhe Energjitikës, duke mos u kryer asnjë vlerësim nga blerësi Banka e Shqipërisë, përfaqësuar nga personi nën hetim dhe se ky vlerësim është bërë me metodën e fitimit, dukë përllogaritur vlerën e pasurisë si një hotel, në një kohë që ndërtesa nuk do të përdorej nga blerësi si hotel.


Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)