TIRANË, 27 Gusht /ATSH-Gjergji Mima/ - Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, deklaroi sot se kushtet monetare janë të përshtatshme për të kthyer inflacionin në nivelin e parashikuar brenda objektivit të BSH. Sipas tij, ekonomia do të vazhdojë rritjen graduale progresive.
Në një deklaratë për mediat, Fullani tha se, "gjatë 3 mujorit të dytë janë rritur eksportet dhe importet".
"Kërkesa për mallra dhe shërbime vazhdon të rritet, eksportet janë rritur me 9.2% dhe 10.4% janë rritur importet. Defiçiti buxhetor ishte 22.2 miliard lekë, 52.4% më i ulur se një vit më parë. Inflacioni qe u rrit në korrik me 1.8%, mbetet në presione të ulta inflacioniste në kahun e ofertës dhe kërkesës".
Lidhur me pyetjen për deklaratat e kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, Guvernatori Ardian Fullani deklaroi se llogaridhënia e BSH në lidhje me vjedhjen e thesarit është në nivele maksimale.
"BSH është një instituicion i ndërgjegjshëm llogaridhënës dhe transparent. Garantoj që informacioni zyrtar i dhënë nga BSH, kryetarit të Komisionit të Ekonomisë është dhënë në përputhje të plotë të kuadrit ligjor dhe rregullator. Për pjesën që nuk i është dërguar është ftuar në ambjentet e BSH për të parë dokumentat e kërkuara nga kryetari i ekonomisë. Përgjegjshmëria dhe transparenca janë në nivele me të larta", tha Fullani. /a.ke/