TIRANE - Përballë 5 shkeljeve që Prokuroria akuzon ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë për  “shpërdorim detyre”, Ardian Fullani ndihet i pafajshëm dhe thotë se ka punuar me ndershmëri në drejtimin e institucionit më të lartë financiar në vend.

Nga banka e të akuzuarit në Gjykatën e Apelit që id ha masën e “arrestit të shtëpisë”, Fullani u shpreh se është munduar që të bëjë më të mirën e tij në drejtimin e BSH-së.

Kam punuar me korrektesë dhe ndershmëri. 30 vjet si bankier dhe 10 vjet si guvernator i Bankës së Shqipërisë. Jam udhëhequr nga ligji, pasioni dhe devotshmëria gjatë punëssime.
Ngjarja e vjedhjes së Bankës është shumë e rëndë, por ne e kemi denoncuar. Lajmi për vjedhjen na erdhi si një rrufe në qiell të hapur. Duhen marrë masa që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.  Vjedhja në BSH ishte një veprim i ulët dhe i shkëputur. Sapo u konstatua vjedhja në thesar, bashkëpunuam ngushtë me prokurorinë”, ka thënë ai në sallën e gjyqit.

vendimi apelit per fullanin me logo
Vendimi i Gjykatës së Apelit për Ardian Fullanin

Ish-guvernatori i shkarkuar nga Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe në pritje të shkarkimit nga Kuvendi, u arrestua më 5 Shtator në ambientet e zyrës së tij në selinë qendrore të Bankës së Shqipërisë pranë sheshit “Avni Rustemi”. Ai akuzohet nga organi i akuzës se me shpërdorimin e  detyrës i ka krijuar terren vjedhjes së 713 milionë lekëve të rinj nga thesari.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)