Fullani kërkon rikthimin në
detyrë si guvernator i BSH

Fullani kërkon rikthimin në<br />detyrë si guvernator i BSH
Ish-guvernatori Ardian Fullani në seancën e fundit gjyqësore në Administrative para shpalljes së vendimit nërpmjet avokates mbrojtëse Erinda Ballanca kërkon rikthimin në postin e Guvernatorit dhe anëtarit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Këtë kërkesë Fullani e paraqiti sëbashku me kërkesën për dëshpërblim moral prej 15 milion lekë dhe përfitimin e pagës bruto si Guvernator dhe anëtarë këshilli që nga dita e shkarkimit 18 shtator 2014 deri në riemërimin e tij në rast se do të pranohet nga gjykata.

Vetë Fullani nuk ishte i pranishëm në seancë ndërsa vendimi për këto kërkesa u la për t’u shpallur më 2 qershor 2016.

Për avokaten shkarkimi i Fullanit ishte thjesht politik pasi pafajësi ai mori në të gjitha shkallët e drejtësisë.

Dhe bazuar në këtë vendim pafajësie ajo kërkoi që Gjykata Administrative në rast të pranimit të padisë të detyrojë Bankën dhe Kuvendin të publikojnë vendimin e gjykatës në portalet e tyre zyrtare siç bënë në njoftimet për shtyp kur e shkarkuan.

Ndërkohë përfaqësuesit e Kuvendit dhe Bankës kërkuan rrëzimin e padisë me argumentin se nuk ka patur asnjë shkelje procedure në shkarkimin e ish guvernatorit.

Fullani u shkarkua dy vite më parë pas skandalit të vjedhjes së Thesarit të Bankës në vlerën e 713 milion lekëve, por dhe pse u akuzua për shpërdorim detyre ai mori pafajësi nga drejtësia shqiptare.
 
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Kuarteti Iberia’, koncert te Universiteti i Arteve! ‘Bilbilat e Vegjël të Shkodrës këndojnë’ te Qendra Kulturore e Fëmijëve ‘Kujtim Alija’

Aktivitetet kulturore/ ‘Kuarteti Iberia’, koncert te Universiteti i Arteve! ‘Bilbilat e Vegjël të Shkodrës këndojnë’ te Qendra Kulturore e Fëmijëve ‘Kujtim Alija’