PEKIN - Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka marrë pjesë pak ditë më parë në simpoziumin e ekonomive Kinë-Evropë që u organizua nga Forumi Zyrtar i Institucioneve Monetare dhe Financiare.
Guvernatori Fullani ka argumentuar gjendjen ekonomike të Evropës në fillim të vitit 2013. Fullani u shpreh optimist mbi të ardhmen e afërt e të largët të ekonomisë evropiane dhe nënvizoi rëndësinë e investimeve të huaja në vendet kandidate për anëtarësim në BE siç është Shqipëria.
Gjatë qëndrimit në Pekin, Fullani u takua edhe me homologun e tij Kinez të cilin e informoi mbi masat e marra nga banka e Shqipërisë për të garantuar stabilitet ekonomik. Të dy guvernatorët ranë dakord për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin si dhe nxitjen e pjesëmarrjes së institucioneve financiare Kineze në sektorin bankar shqiptar.
Redaksia Online
(jm/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com