Me uljen e sotme, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka deklaruar se, aktualisht norma i interesit, shënon nivelin më të ulët historik, në 3%.
Guvernatori Fullani, tha se kjo politikë lëhtësuese e Bankës së Shqipërisë ndihet për arsye se rritja ekonomike pritet të jetë e dobët edhe gjatë vitit të ardhshëm.
“Banka e Shqipërisë ul me 0.25 pikë përqindje normën bazë të interesit duke e zbritur në 3 %. Kjo është ulja e dytë, pas uljes së muajit të kaluar. Kërkesa agregate dhe rritja ekonomike parashikohet të mbeten nën potencial, po kështu operacionet inftacioniste, presionet e tyre nga tregu pritet të jenë në rënie. Lehtesimi i politikës monetare synon të mbështese kërkesën agregate nëpërmjet kushtetve të financimit. Ecuria e sektorit të jashtëm të ekonomisë tregon për dobësimin e kontributit të kërkesës së huaj në rritjen e kërkesës agregate. Po kështu, vihet re rënie e presioneve inflacioniste në ekonomi.
Importet kanë rënë me 0.3 %. Kontributi i sektorit publik, i cili mbështeti rritjen ekonomike të kërkesës agregate në gjashtë muajt e parë të vitit, ka shënuar dobësim. shpenzimet buxhetore u rritën me 7.1%, krahasur me vitin e kaluar. Të ardhurat fiskale kane reflketuar dobësimin e aktiviteteve ekonomike. Po kështu, deficiti buxhetor ka filluar të rritet, deri në tetor ka qenë 2 herë më i lartë se një vit më parë. Duke u nisur nga shkalla e lartë e borxhit, paraqiten vështirësi dhe duhen marrë masa”, u shpreh Guvernatori Fullani.
FULLANI: NEVOJITEN MASA PËR KORREKTIM FISKAL
Kreu i Bankës së Shqipërisë tha se nevojiten masa për korrektim fiskal, ndërsa theksoi se ulja e normës bazë të interesit krijon kushte më të përshtatshme për zhvillimin e ekonomisë dhe për uljen e inflacionit. Sipas Fullanit, luhatjet e rritjeve të vitit të fundit, ka ardhur si pasojë e luhatjeve të investimeve, të cilat janë kushtëzuar nga pasiguria e lartë dhe nga kreditimi i ulët. Sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, edhe inflacioni shënoi nivelin 1% për muajin nëntor.
“Duhen masa për korretim fiskal. Konsumi dhe investimet private mbeten të dobëta, po kështu edhe besimi i ulët konsumator. Ka burime të kufizuara të investimit. Banka e Shqipërisë forcoi lehtësimin monetar. Sinjalet e politikës monetare janë përcjellëse të pjesës më të madhe të zhvillimeve. Normat e interesit në tregun ndërbankar dhe normat e interesit në depozita kanë ndjekur prirjen rënëse, duke ndjekur linjën e uljes së normës bazë të interesit. Është përkeqësuar ecuria e kredisë në ekonomi. Projeksionet tona bazë për të ardhmen mbeten të pandryshuara. Rritja ekonomike pritet të jetë pozitive, por nën kushtet e ekonomisë. Rritja ekonomike do përcaktohet në masë të madhe nga ecuria e konsumit dhe investimeve në vend. Banka e Shqipërisë do vazhdojë të ruajë politikën e saj lehtësuese”, u shpreh Fullani.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)