TIRANË – Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka njoftuar se Këshilli Mbikqyrës ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit 3.75% edhe në muajin maj, e cila është e përshtatshme për të mbajtur nën kontroll inflacionin.
Fullani tha se sot u miratua raporti mujor i politikës monetare në të cilin thuhet se inflacioni vjetor ka vazhduar prirjen rënëse me 2.1% edhe në muajin maj. Çmimet e shitjes së produkteve bujqësore e zhvendosën poshtë inflacionin edhe këtë muaj. Çmimet e shportës së konsumit u luhatën në ato të muajve të kaluar. Dobësia ciklike e ekonomisë u shoqërua me reduktimin e fortë të inflacionit bazë gjatë kësaj periudhe.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com