TIRANË - Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka deklaruar se viti 2014 do të shënojë një vit kthese në ekonominë shqiptare, e cila ka qenë me rënie gjatë viteve të fundit. Gjatë paraqitjes së raportit mujor të këshillit mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, Fullani theksoi se ulja e normës bazë të interesit u bë për të stimuluar ekonominë, në një kohë që ka vendosur të mos e ndryshojë atë nga niveli 3%.
“Viti 2013 ishte një vit i vështirë për ekonominë shqiptare. Defiçiti dhe borxhi publik u rrit ndjeshëm. Zgjedhjet e 23 qershorit paraqitën një moment pasigurie për biznesin. Sistemi bankar vazhdon të jetë i qëndrueshëm, pavarësisht nga rritja e kredive të këqija. Inflacioni vjetor ka qëndruar me 1.5 për qind. Sipas tij, Prodhimi i Brendshëm Bruto ra me 2.3 % gjatë 3 mujori të tretë të vitit 2013”, tha Fullani.
Sipas Fullanit, gjatë vitit 2013 borxhi i lartë publik dhe deficiti buxhetor për ekonominë shqiptare kanë qenë arsyet kryesore që kanë dhënë impaktin negativ, si dhe shpenzimet qeveritare para zgjedhjeve të 23 qershorit.
Viti 2013 ishte një vit i vështirë për ekonominë shqiptare. Kërkesa agregate dhe rritja ekonomike mbetën në nivele të ulëta, inflacioni u luhat në kufijtë e poshtëm të tolerancës së Bankës së Shqipërisë, ndërsa deficiti buxhetor e borxhi publik shënuan rritje të ndjeshme. Kjo ecuri u kushtëzua nga një ambient ekonomik i pafavorshëm, si në kontekstin e brendshëm ashtu dhe në atë të jashtëm. Për më tepër, zgjedhjet e përgjithshme të muajit qershor paraqitën një moment shtesë pasigurie për ekonominë dhe për tregjet financiare”, tha guvernatori.
Sipas kreu të Bankës së Shqipërisë, inflacioni vjetor ka qëndruar me 1.5%, ndërsa gjendja financiare e sipërmarrjeve mbetet e vështirë. Po ashtu Banka e Shqipërisë vërën edhe një vazhdim të çmimeve të shtrenjta te artikuj e shportës.
Redaksia online
(ac/esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Ekonomia e 2013 dhe 2014, fjala e plotë Fullanit