Reshjet e shiut kanë ndikuar për mirë! Në rrugët e Lushnjes ditën e sotme ka pasur më pak lëvizje se çdo ditë tjetër.

Të vetmet pika ku ka njerëz janë tek sportelet e OSHE-së si edhe të Ujësjellësit, por edhe në këtë rast respektohet distanca prej minimumi një metër.

Fundi i muajit ka sjellë gjithashtu edhe një numër të të vogël të blerëve në tregje, duke bërë kështu që të shmangen edhe grumbullimet e mëdha të njerëzve, panoramë kjo e parë në ditët e para të koronavirusit.


Lajmi kryesor:

VËZHGIMI/ Ish- sheshi Shqiponja si një ditë normale, trafik i rënduar te rrethrrotullimi! Fundi i muajit zbraz tregjet në Lushnje!