VËZHGIMI/ Ish- sheshi Shqiponja si një ditë normale, trafik i rënduar te rrethrrotullimi! Fundi i muajit zbraz tregjet në Lushnje!

VËZHGIMI/ Ish- sheshi Shqiponja si një ditë normale, trafik i rënduar te rrethrrotullimi! Fundi i muajit zbraz tregjet në Lushnje!

Rrugët e qyteteve sot janë më bosh se çdo ditë tjetër, kjo është edhe një meritë e shiut që ka pushtuar vendin! Përjashtim bën Fushë-Kruja, e cila sot ka pasur lëvizje të shumta, të pa shqetësuar nga një armik që quhet koronavirus dhe është "nëpër këmbë". Në Tiranë ka pasur një fluks të madh të lëvizjeve të makinave, veçanërisht te ish- sheshi 'Shqiponja' ku ka pasur një trafik të rënduar, njësoj si të ishte një ditë normale. 

Në Lushnje, fundi i muajit ka sjellë edhe zbrazjen e tregjeve. Ndryshe nga sa është parë në ditët e kaluara, sot në treg ka pasur më pak blerë, kjo për shkak se shumica e qytetarëve po kursejnë deri kur të marrin rrogën e muajit prill.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:51
Ish- sheshi Shqiponja si një ditë normale, trafik i rënduar te rrethrrotullimi (VIDEO)

Kur kanë mbetur më pak se 15 minuta nga përfundimi zyrtar i mbylljes që qarkullimit, në ish- sheshin Shqiponja ka një trafik të rënduar. Një panoramë e tillë të krijon përshtypjen e e një dite normale, në një nga zonat të problematike sa i përket trafikut të rënduar. Në pamjet që Report Tv sjell vihet re se shumica e mjeteve janë personale dhe një numër më i reduktuar i makinave me logo apo për shpërndarjen e mallrave.

Ora 10:45
4 të infektuar në Lezhë, por '0' ndërgjegjësim! Rrugët plot edhe në ditë me shi (VIDEO)

Edhe pse janë identifikuar disa raste në Lezhë, qytetaret duket se e kanë harruar koronavirusin. Kjo e premte në Lezhë të ngjan sikur të ishte ndonjë ditë e zakonshme. Rrugët të mbushura me qytetar të cilët po i shfrytëzonin në maksimum orët e "lirisë", madje edhe për të shëtitur. Nuk mungonin lëvizjet në mënyrë të grupuar, duke shkelur hapur rregullat e përcaktuara për t'u mbrojtur nga COVID-19.

Edhe pse moti nuk ishte aspak premtues, kjo situatë ka vijuar përgjatë gjithë paradites, ndërsa dhe lëvizjet e automjeteve ishin të shumta. Shfaqja e koronavirusit në Lezhë, duke se nuk i ka frikësuar aq shumë qytetarët të cilët vijojnë të injorojnë rrezikun e infektimit nga kjo sëmundje.

Ora 09:33
Në Fushë- Krujë, shiu nuk i ndal qytetarët të dalin nga shtëpitë (VIDEO)

Në Fushë- Krujë shiu nuk i ka ndalë qytetarët që të dalin nga shtëpitë. Ditën e sotme ka lëvizje në qytet, edhe pse të pakët në numër.

Ora 09:06
Fundi i muajit zbraz tregjet në Lushnje...shiu mbyll qytetarët në shtëpi (VIDEO)

Reshjet e shiut kanë ndikuar për mirë! Në rrugët e Lushnjes ditën e sotme ka pasur më pak lëvizje se çdo ditë tjetër.

Të vetmet pika ku ka njerëz janë tek sportelet e OSHE-së si edhe të Ujësjellësit, por edhe në këtë rast respektohet distanca prej minimumi një metër.

Fundi i muajit ka sjellë gjithashtu edhe një numër të të vogël të blerëve në tregje, duke bërë kështu që të shmangen edhe grumbullimet e mëdha të njerëzve, panoramë kjo e parë në ditët e para të koronavirusit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luan: 27/03/2020 17:57

    MBYLLNI ORE SHQIPERINE SE PAS NJE MUAJI NE KETE ORE NUK D KETE VETEM LEPUJ QE DO VERTITEN NEPER LULISHTE JU TE TJERET DO JENI DY METER NEN TOKE, MBYLLENI ORE KOMPLET E PAPERJASHTIM TE ANSJERIT, NE SHTEPI TE GJITHE, MBYLLENI ORE NESE NUK ESHTE VONE , SE PAS DY JAVESH DO FILLONI E TE SHIHNI KERDINE

    Përgjigju
  • Vlora: 27/03/2020 14:57

    Oooooo edi mlidhi rripat tiranes qe e mbajne veten me kulture Se na moren ne qafe dhe leri pordhet une une une

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 27/03/2020 11:20

    Shqiptaret popull kokederr e injorant

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip