Fundi i botës perëndimore/ Virusi Kongoli që do sjell luftën totale

Fundi i botës perëndimore/ Virusi Kongoli që do sjell luftën totale

Libri ‘Pandemia’ i Lawrence Wright, tregon për një botë distrofike, në të cilën një virus, shumë i ngjashëm me Covid-19, prek botën, duke shkaktuar tragjedi...

A mundet që një grimcë prej disa nanomilimetrash të shkatërrojë shoqërinë perëndimore? A mund ta hedhë ai atë në humnerën e dhunës, duke destabilizuar demokracitë, duke shkaktuar luftëra? A mund ta përgjysmojë popullsinë e botës duke e lënë atë në mëshirën e plaçkitjes, varfërisë dhe vdekjes? Për momentin është një ushtrim vetëm fantazi.

Lawrence Wright, është gazetari që në vitin 2007 fitoi Çmimin Pulitzer me esenë ‘Kullat shumë të larta’, histori e Al-Kaeda-s dhe tragjedia e 11 shtatorit në SHBA.

Prej disa javësh ai ka hedhur në treg veprën e tij të fundit, ‘Pandemia’, një roman distrofik që parashikon sulm të tmerrshëm hemorragjik - jo aq të ndryshëm nga koronavirusi që po prek botën sot, por shumë më virulent dhe më vdekjeprurës. Fiksion, libri këto ditë është një provokim që na bën të reflektojmë se si shoqëria jonë mund të fundoset kur dëmtohet në themelet e saj.

"Ne besojmë se jemi superiorë edhe mbi natyrën dhe të aftë ta mposhtim atë. Por Pompei na kujton se natyra kurrë nuk do ta lejojë këtë” – thuhet mes rreshtave të romanit.

Në romanin ‘Pandemia’, siç ndodh gjithmonë në realitet, virusi vret. Pastaj, kur infeksioni shpërthen, është tepër vonë për ta ndaluar. Çdo përpjekje është e padobishme: prej infeksionit janë mbyllur kufij e aeroporte por asgjë nuk mund ta ndalojë pandeminë.

Kongoli, virusi i Wright i shpikur në librin e tij, është aq i ngjashëm me Covid-19. Covid-19 , i cili është përhapur në të gjithë botën nga tregjet e lagura të Wuhan, ka ngritur barriera që duket se ishin shkatërruar deri pak kohë më parë, ka futur në karantinë qindra miliona njerëz dhe, mbi të gjitha, ka ulur në gjunjë ekonomitë që, deri dje, dukej se rezistonin. Po në lidhje me dhunën? Bllokimi ka krijuar zhgënjim dhe zhgënjimi tani po shpërthen në zemërim. Për javë të tëra, Shtetet e Bashkuara janë bërë të paqëndrueshme nga protestat e shkaktuara nga vrasja e amerikanit afrikan George Floyd nga një oficer policie.

Covid-19 nuk lindi në laborator dhe kurrë nuk do të jetë në gjendje t'i japë fund botës. Libri i Wright, megjithatë, vë në qendër të vëmendjes rrezikun e luftërave bakteriologjike dhe se sa vazhdimisht shoqëria jonë varet në një fije. Sot në një libër. Nesër kush e di ...

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, raportohet për tre të plagosur! Makinat bëhen copash

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, raportohet për tre të plagosur! Makinat bëhen copash