Fundi i mbikëqyrjes, Kuvendi seancë
speciale, Jahjaga: Sot, shoqëri e lirë

Fundi i mbikëqyrjes, Kuvendi seancë <br />speciale, Jahjaga: Sot, shoqëri e lirë
Kuvendi i Kosovës shënoi sot seancën e parë në pavarësinë e plotë, pa mbikëqyrjen ndërkombëtare.

Personalitetet e politikës kosovare por edhe ato ndërkombëtare, mbajtën fjalime përshëndetëse ndaj kësaj dite për Kosovën.

Në fjalën e saj, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se vendimi i sotëm tregon se Kosova është përkushtuar ndaj detyrimeve në funksionimin e shtetit.

Nga ana tjetër ajo tha se do të dialogohet me qytetarët në veri të Kosovës “duke arritur mirëkuptimin se veprimi brenda institucioneve dhe qeverisja në nivel komunal do të jetë e suksesshme edhe në këtë pjesë të territorit, duke iu mundësuar qytetarëve që nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të zgjedhin përfaqësuesit dhe udhëheqësit e tyre legjitimë, që do të përfaqësojnë interesat e tyre".

Ndërkohë që si kontribut për stabilitetin e vendin, presidentja kosovare Jahjaga vlerësoi edhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ne e kemi shprehur përkushtimin tonë që të zhvillojmë marrëdhënie si dy shtete sovrane dhe të pavarura. E respektojmë dhe e mirëpresim si tejet të nevojshme ndihmën e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë proces, sidomos në dialogun që po zhvillohet në Bruksel ndërmjet dy vendeve tona", tha ajo.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi