Fundjavë në kanionet e
mrekullueshme të Skraparit

Fundjavë në kanionet e <br />mrekullueshme të Skraparit
SKRAPAR - Një vend ideal për t'u vizituar dhe për të kaluar ditë të këndshmë në mënyrë që pushimeve tuaja t'iu shtohet magjia, janë edhe kanionet e mrekullueshme të Skraparit. Ky qytet mund të quhet pa frikë edhe si krahina e kanioneve madheshtore, pasi aty gjendën dy të tillë, të dy të shpallur monument kulture. Midis tyre spikat kanioni i Osumit, më i madhi në të gjithë vëndin, i cili njihet ndryshe edhe si Koloradoja e Shqipërisë. Ai gjendet në sektorin Çorovodë – Hambull të luginës së Osumit, është rreth 13 km i gjatë, nga 4 deri në 35 m i gjerë, i thellë deri në 70-80 m, me shpate vertikale, përfund të cilëve rrjedh "lozonjar" Osumi, duke u "mburrur" me krijesën e vet.

Teksa udhëton në brendësi të tij mahnitesh nga bukuria befasuese me të cilën përballesh çdo çast. Ndryshe nga herët tjera, këtë fundjavë kanionet e Osumit u pushtuan nga një grup turistësh të huaj, të cilët me barka eksploruan mrekullitë e këtyre kanioneve.

Federata e "Rafting Grup Albania" organizoi një tur turistik në kanionet e Osumit, ndërsa midis pjesëmarrësve të shumtë ishte edhe ambasadorja e Çekisë në vëndin tonë, Bornislava Tomasova, e cila më një grup turistësh praktikoi "rafting" duke përshkruar gjërësinë prej 13 kilometrash të këtij kanioni

Në përfundim të udhëtimit ajo dha edhe përshëtypjet rreth tij, e ndërsa vlerësoi këtë pasuri të natyrës i bëri apel politikanëve shqiptare të vijnë dhe ta vizitojnë atë.

Ambasadorja çeke tha: “Ishte një udhëtim fantastik dhe plot adrenalinë, do të thoja një eksperiencë e bukur; unë kam bërë edhe herë të tjera "rafting" në vende të ndryshme të botës, por këtë herë ishte fanastike. Ky vend është i mrekullueshëm, është një pasuri e natyrës dhe duhet vlerësuar. Dua të përgëzoj edhe organizatorët e këtij udhëtimi. Ia rekomandoj kujdo që të vijë të vizitojë këtë bukuri të natyrës, do të jetë një eksperiencë unike. Iu bëj thirrje edhe politikanëve shqiptarë të vijnë e ta vizitojnë ate, do kënaqen, pasi ky vend është një mrekulli e vërtetë”.

Edhe një turiste nga Pensilvania ndante të njëjtin mendim me ambasadoren çeke, ndërsa thekson së ky do mbetet ndër udhëtimet më të bukura të jetës saj: “Ishte një udhëtim i mrekullueshëm, natyra ishte fantastike, muret e kanionit ishin specialë, na magjepsën pa masë; Unë mendoj se ky është ndër vendet më speciale që kam parë deri tani, jo vetëm qyteti i Beratit, po edhe rajoni përreth”.

"Kjo zonë ka bukuri magjepsëse dhe duhet shfrytëzuar për tërheqjen e turistëvë të huaj, të cilëve ka shumë çfarë t'u ofrojë". Ky është mendimi i kryetarit bashkisë Beratit, Fadil Nasufi, i cili ishte gjithashtu vizitor gjatë kësaj fundjave në këtë kanion.

Kanionet e Skraparit janë cilësuar si më të bukurat në Europë. Për herë të parë në këto kanione është bërë raftin në vitin 1993. Çdo fundjavë sidomos në periudhën e pranverës janë me qindra turistë që vizitojnë këto kanione dhe marrin adrenalinë në maksimun duke bërë rafting.

Për të gjithë ata që duan të vizitojnë ose të prekin më nga afër këto bukuri natyrore, federata "Rafting Grup Albania" e vetmja e licesuar në Shqipëri, iu ofron të gjithë turistëve guidën më të bukur me shumë adrenalinë për ta.

Redaksia online

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024