Fundjava pritet të rikthejë shiun, meteorologia: Reshje mesatare pothuajse në të gjitha qarqet

Fundjava pritet që të rikthejë reshjet e shiut! Ditën e shtunë dhe të dielë pritet të jenë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Meteorologia Anira Gjoni, në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu tha se reshje lokale priten pothuajse në gjithë territorin e vendit.

‘Presim që të jemi nënë ndikimin e kushteve të paqëndrueshme të motit pasi të shtunën pasdite kemi prani të reshjeve të dobëta në disa qarqe dhe lokalisht shkojnë mesatare në Elbasan dhe Korçë.

Reshjet  dobëta dhe lokale në zona të ndryshme pothuajse në të gjitha qarqet. Nesër presim të kemi një rritje temperaturash maksimale.

Minimalet të regjistrojnë 16 gradë në bregdet 12 në zonat e ulëta. Maksimale në ditën e shtunë deri në 24 gradë në bregdet.

Për të dielën presim një zbritje temperaturash. Nuk presim ulej të konsiderueshme por luhatje. Dita e hënë do të karakterizohet nga reshje të dobëta lokale.’- tha Gjoni.

Reshjet të dielën pritet të jenë prezente që në orët e para të ditës me intensitet të ulët deri mesatar.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Barazimi me Kroacinë, mendoni se Kombëtarja kalon grupet e Euro 2024



×

Lajmi i fundit

Shënoi autogol dhe gol, vëllai i Gjasulës shpërthen në lot pas barazimit në shtesë kundër Kroacisë

Shënoi autogol dhe gol, vëllai i Gjasulës shpërthen në lot pas barazimit në shtesë kundër Kroacisë