Fundjava ka shënuar rritje të ndjeshme të lëvizjeve në Pikën Kufitare të Morinës, ndërsa mijëra qytetarë nga Kosova i janë drejtuar Shqipërisë për të kaluar ditët e pushimit në bregdet.
Sipas të dhënave të autoriteteve, gjatë 24 orëve të fundit në kufirin Shqipëri-Kosovë janë regjistruar 32.453 hyrje-dalje shtetasish dhe 11.198 automjete. Në territorin shqiptar kanë hyrë 18.317 qytetarë me 6.746 automjete, ndërsa kanë dalë 14.136 shtetas me 4.452 automjete.
Shumica e udhëtarëve kanë zgjedhur si destinacion bregdetin shqiptar, duke shfrytëzuar fundjavën dhe nisjen e sezonit veror për pushime pranë detit.
Për të përballuar fluksin e lartë, në Pikën Kufitare të Morinës janë në funksion 12 sportele në hyrje dhe dalje. Zbatimi i procedurës së përshpejtuar të kontrollit, në kuadër të marrëveshjes së lëvizjes së lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës, ka mundësuar kalim të shpejtë të udhëtarëve dhe shmangie të radhëve të gjata.
-
Kane blere banesa dhe po shkojne fundjave pra janë Vendas jo turist duhet ti jepet e drejte e votes ne bashkine Lezhë
Përgjigju -
Durro se andej do ven dhe vlonjatet tani se ne vlore sollo rama ai shoku jot 32 mij çifut o carlo
Përgjigju












Komente
Komento