Fundjavë për t’u harruar për legjionarët, përjashtim bën Uzuni

Fundjavë për t’u harruar për legjionarët, përjashtim bën Uzuni

Ekipi Lokomotiva

Fundjava që lamë pas nuk ka rezultuar pozitive për futbollistët e kombëtares shqiptare që luajnë në Europë. Përjashtim bën vetëm mesfushori Myrto Uzuni, i cili në Kroaci, ka shënuar golin e dytë në kampionat me ekipin e Lokomotivës së Zagrebit. Ish-futbollisti i Laçit, në sfidën kundër Hajdukut, dyfishoi shifrat në pjesën e dytë dhe njëkohësisht vulosi rezultatin. 

Reparti më i dobët ka qenë sulmi. Sokol Cikalleshi qëndroi në stol në fitoren 2-0 që ekipi i tij Goztepe mori kundër Besiktas. E njëjta situatë edhe për Balajn, që nuk u aktivizua asnjë minutë në fitoren 1-0 të Akhmat Groznit kundër Krasnodar.

Pak më ndryshe Manaj dhe Sidrit Guri. I pari zbriti në fushë si titullar me Albacete-n, por në minutën e 28-t u largua nga loja për shkak të një zgjedhje taktike, pasi ekipi I tij u ndëshkua me karton të kuq. Ndërkohë Guri gjithashtu aktivizua si titullar, por Ostende e preferoi vetëm për 45 minutat e parë në humbjen e thellë të pësuar kundër Gentit. 

E ngjashme situata edhe në Itali, ku u aktivizuan vetëm Hysaj dhe Strakosha. Berisha dhe Gjimshiti ndërkohë, vijojnë të qëndrojnë në stol te Atalanta. Edhe Veseli nuk zbriti për asnjë minutë në fushë për Empolin. Qendërmbrojtësi ishte I dëmtuar dhe nuk është grumbulluar fare me ekipin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë