Fundvit i hidhur për Shpëtim Saraçin
'2015 mos ardhsh kurrë, more nënën"

Fundvit i hidhur për Shpëtim Saraçin<br />'2015 mos ardhsh kurrë, more nënën
Kompozitori i mirënjohur Shpëtim Saraçi ka humbur nënën e tij në këtë prag fundviti. Dhimbjen e madhe ai ka zgjedhur ta ndajë me miqtë e tij në Facebook, ndërsa s'ka mundur të fshehë inatin me jetën, që mori një person aq të dashur për të. 

“O 2015 mos ardhsh kurrë… Aman ik 5 ditë më shpejt… Më more nanën teme të dashtun që nuk arrij ta besoj”, është shprehur Saraçi duke krijuar idenë se është djali i vogël brenda tij ai që flet me kaq zhgënjim, si të mos e dinte sa e padrejtë është jeta.

Redaksia e Shqiptarja.com shpreh ngushëllimet më të sinqerta për kompozitorin dhe familjen e tij.
shpetim saraci
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare