TIRANE-Shqiptarët po blejnë më shumë lodra për fëmijët se objekte të tjera. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, tregu i lodrave është një prej më dinamikëve muajt e fundit të vitit.
Rezulton se në nëntor importi i lodrave ka arritur shifrën 1.6 miliardë lekë, 12.4% më shumë se një vit më parë. 2016-a rezulton dhe viti me importin më të lartë të 5 viteve të fundit, me përjashtim të vitit 2014, kur u importua një vlerë totale prej 1.7 miliardë lekësh.
Bashkë me lodrat, është tregu i veshjeve ai që ka shënuar rritjen më dinamike këtë fundviti. Importi i veshjeve të thurura është rritur me më shumë se 20% këtë nëntor, duket arritur në 13.6 miliardë lekë nga 11.3 miliardë lekë që ishin vitin e shkuar. Të njëjtin trend ka shënuar edhe importi i veshjeve të endura. Në total deri në nëntor janë importuar 13.9 miliardë lekë veshje të endura, me një rritje prej 13% krahasuar me nëntorin e shkuar kur vlera e tyre arrinte 12.2 miliardë lekë.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO