Ndalohen dy të rinj nga policia e Tiranës. Ata akuzohen për “kundërshtim të forcave të policisë” dhe aksident me pasojë plagosjen e dy shtetasve.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryqëzimin “Jordan Misja” pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda me Unazën e Tiranës ndërsa nga Furositrada “Tuareg” janë përplasur një veturë që ishte në pritje të semaforit dhe dy motorët e patrullës “Shqiponja”.

Momenti kur policia arreston njërin prej autorëve

Të lënduar kanë mbetur dhe dy efektivët e policisë ndërsa sipas denoncimeve nga qytetarët shoferi Fuoristradës ka qenë dhe i armatosur.

Motorat e patrullave "Shqiponja" kanë mbetur të rrëzuar në tokë ndërsa për afro 1 orë është bllokuar dhe qarkullimi në këtë aks.

Foto nga vendngjarja