TIRANE- Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka arritur të bindë drejtuesit e protestave të furgonave 8+1, që të lënë rrugët dhe të ulen në tryezën e bisedimeve. Meta ka pritur ditën e djeshme në selinë e kuvendit një përfaqësi të drejtuesve të furgonave 8+1 dhe kreun e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura Gëzim Kalaja. Takimi ka zgjatur rreth një orë ku në tryezën e diskutimeve palët e interesuara kanë shprehur kërkesat e tyre për kryetarin e Kuvendit në pamundësi për të patur një takim me kryeministrin Rama.
Dialogu u zhvillua pa praninë e mediave, ndërkohë që mësohet se drejtuesit e mjeteve kanë kërkuar nga qeveria të shtyjë edhe për pak kohë futjen në fuqi të ligjit 1998, si një domosdoshmëri për rreth 20 mijë familje të cilat preken drejtpërdrejtë nga ky zbatimi i tij. Kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura Gëzim Kalaja, ka kërkuar anulimin e urdhrit të dhënë nga dy ministrat Tahiri dhe Haxhinasto për furgonat dhe mbi të gjitha ndryshimin e ligjit të vitit 1998, që i detyron drejtuesit e mjeteve të mos marrin pasagjerë në rrugët e kthimit. Sipas kreut të Bashkimit të Sindikatave, takimi me kreun e Kuvendit ishte mjaft optimist për zgjidhjen e situatës së krijuar prej kohësh dhe kërkesat e tyre do t’i paraqiten edhe në mënyrë zyrtare. Mësohet se gjatë takimit është marrë vendimi që t’i jepet fund protestave dhe zgjidhja e çështjes të bëhet nëpërmjet dialogut dhe institucioneve qeveritare.
Pritet që ditën e hënë në kuvend të paraqitet një draft me kërkesat e drejtuesve të furgonave 8+1. Kërkesa më e nevojshme aktualisht nga drejtuesit e këtyre mjeteve është ajo e ndryshimit të ligjit të transporteve dhe më konkretisht ligji i vitit 1998. Shoferët e furgonave prej më shumë se një muaji janë në grevë në kundërshtim të vendimit të marrë nga dy ministrat Tahiri dhe Haxinasto për rikthimin e ligjit të vitit 1998 që i ndalonte drejtuesit e mjeteve të mos merrnin pasagjerë në rrugët e kthimit.
Të mbështetur edhe nga kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavaruara Gëzim Kalaja, taksitë 8+1 dhe drejtuesit e tyre, kanë zhvilluar edhe dy protesta në kryeqytet. Drejtuesit e mjeteve kërkojnë një periudhë kohe prej 2 vjetësh deri në vënien në zbatim të këtij ligji në mënyrë që të kenë mundësi të shlyejnë borxhet e marra për blerjen e mjeteve.
Shkrimi u publikua sot (14.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com