Autoritetet e Kosovës së fundmi nuk kanë lejuar një furgon me dinarë që të kalojë në pikëkalimin kufitar në Jarinjë.
Banka Popullore e Serbisë deklaroi për Kosovo-online se mjetet kanë qenë të dedikuara për pagat, pensionet dhe pagesat tjera për serbët që jetojnë në Kosovë.
Makina me dinarë është shoqëruar nga makinat e policisë serbe deri në pikën kufitare rreth orës 11:00, e cila më pas është kthyer.
Nga 1 shkurti ka hyrë në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës, sipas së cilës valutë e vetme zyrtare është euro.