TIRANË- Kur jemi gati dy muaj nga nisja e sezonit turistik, ky i fundit rrezikohet seriozisht nga mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm të qyteteve bregdetare, si dhe nga mossistemimi i ujërave të ndotura. Këtë lajm e ka bërë të ditur kreu i Entit Rregullator të Ujit, Avni Dervishi, i cili gjatë një prezantimi të punës në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese ku ky ent raporton për herë të parë, ka pranuar situatën mjaftë të rëndë që ndodhen qytetet bregdetare të vendit, si dhe Riviera e Jugut, ku përveç mungesës së ujit të pijshëm problem është dhe mossistemimi dhe derdhja në det e ujërave të zeza.
“Por situata nuk është ashtu siç e dëshirojmë para sezonit turistik, sidomos në drejtim të ujërave të ndotura. Ende Vlora nuk ka vendosur në funksionim të plotë impiantin e trajtimit, ashtu edhe Saranda nuk ka vendosur impiantin trajtimit. Që do të thotë, se kemi një njollë e madhe për turizmin. Turzizmi kërkon tashmë këtë element që të jetë i plotësuar. Durrësi e ka të vendosur në funksionim për 40 për qind.
Sa investime i duhen Shqipërisë në sistemin e kanalizimeve për të ardhur në nivelet evropiane dhe masterplani përcakton që deri në vitin 2040 i nevojiten sektorit 6.4 miliardë euro për të arritur në standardin që ka sot Europa. Të kemi 24 orë ujë dhe trajtim total. E përkthyer kjo në normë trajtimi vjetore, është rreth 300 milionë euro në vit. Vetëm për sektorin”,- thotë Avni Dervishi, kreu i Entit Rregullator të Ujit.
Sipas kreut të ERU-së, Dervishi, rreth 68% ujit të pishëm humbet në rrjetin e amortizuar. Sipas Entit, në total vendi ka 600 ujësjellësa që administrohen nga 58 kompani. Ndërkohë, që shqiptaret të furnizohen 24 orë me ujë, çdo vit duhet të investohen nga 300 milionë euro, dyfishi i shifrës aktuale.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com