Tre persona janë vënë në pranga për furnizimin me kokainë të disa grupeve kriminale, në kuadër të operacionit policor “Cargo 2”.

Automjeti tip “Escalade” me drejtues 32-vjeçarin Alban Kopaçin dhe pasagjerë Elvi Metën, 26 vjeç dhe Igli Canajn, 32 vjeç, është ndaluar nga policia në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një pako me rreth 1 kilogram e 37 gram kokainë.

Në shtëpinë e Alban Kopaçit u sekuestruan 121 mijë euro, 6 milionë lekë dhe 5 mijë paund. Gjithashtu janë sekuestruar automjeti, 1 pistoletë, 1 armë gjahu, municion dhe celularë.

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

1769336489_poltr.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:14
Furnizonin me kokainë disa grupe, Report TV siguron fotot e Igli Canajt, Elvi Metës e Alban Kopaçit! Të arrestuarit u kapën me lëndën narkotike e vlera marramendëse parash

Pas publikimit të emrave, Report TV ka siguruar fotot e tre të arrestuarve në Tiranë për furnizimin me kokainë të grupeve kriminale.

1769339773_852147.jpg

Majtas Igli Canaj, 33 vjeç. Në mes, Elvi Meta, 26 vjeç. Në të djathtë 32-vjeçari Alban Kopaçi, kreu i grupit. 

Kopaçi ka qenë i dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale. Në banesën e tij u gjetën sasitë e parave.

Në automjetin e ndaluar nga policia afër rrethrrotullimit të TEG-ut, u sekuestruan 1 kg e 7 g kokainë, 121 mijë euro, 6 milionë lekë, automjeti, armë dhe 5 celularë.