Partia Demokratike duket se nuk njeh formë tjetër protestimi veç asaj me dhunë e kaos. Ditën e djeshme, militantët e Sali Berishës - pasi ky i fundit i inkurajoi nga podiumi i ngritur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” – filluan të hedhin molotovë e fishekzjarre drejt Kryeministrisë, duke u zhvendosur më pas para Kuvendit, ku dhe aty tentuan pushtimin e institucionit.
Policia shoqëroi dhjetëra të dyshuar si autorë të vandalizimit të pronës publike dhe dhunës ndaj efektivëve. Duke risjellë pamjet e vitit '98, në mbështetje të paramilitarëve të Berishës, deputetë dhe mbështetës të Partisë Demokratike mësyn me dhunë e ofendime në Komisariatin numër 1 në Tiranë, ku u konfrontuan fizikisht me policinë, të cilët i ofendonin në emër të “të të drejtave kushtetuese që ka deputeti”.
-
Dmth,i bie qe tani, ne duhet ti votojme keta lapangjozet,qe te vijne ne pushtet? Keta rrumpallat? Keshtu kujtojne keta qe mund te marrin pushtetin?
Përgjigju -
nuk e kuptoj si nuk i ve policia minimalisht me me fytyre ne toke e pranga…
Përgjigju -
Çfar ēshtē kjo mor zot plera flliqsirat e partis wc pd kan tē drejt tē ngasin me dor policin dhe polici ska tē drejt ti ngasi me dor kto lloi wc ēsh e pa besushme çfar ndodh nē Albanistanin e Evropēs.
Përgjigju -
Keta i menaxhonin protestat me plumba ballit dhe protestat vete i benin me 12.7ç, perfituan shum vite nga qe kishin perball Fatos Nanon njeri qytetar e tolerant, fara e keqe skane per te ardhur kurr be pushtet deri ne 2047
Përgjigju










Komente
Komento