Furnizonte me drogë ishujt grekë, shkatërrohet banda shqiptaro-serbe, kapen 300 kilogram kokainë! Arrestohen 3 ‘kokat’ e rrjetit, 2 pronarë hotelesh

Furnizonte me drogë ishujt grekë, shkatërrohet banda shqiptaro-serbe, kapen 300 kilogram kokainë! Arrestohen 3 ‘kokat’ e rrjetit, 2 pronarë hotelesh

Droga e sekuestruar

Një bandë shqiptaro-serbe e trafikut të drogës me bazë në Athinë është goditur gjatë natës së kaluar në Selanik të Greqisë.

Nga super-aksioni janë sekuestruar 300 kg kokainë dhe janë arrestuar tre shtetas, shqiptarë dhe serbë, të cilët ishin dhe anëtarët kryesorë të bandës.

Një person i katërt, pjesë e bandës, është identifikuar, por ka arritur t’i shpëtojë prangave të policisë, duke u hedhur nga ballkoni në ballkon, ndërsa policia vijon kërkimet për kapjen e tij. 

Mediat greke shkruajnë se dy shqiptarët (njëri me pasaportë greke) ishin aktivë në bizneset hoteliere në Rodos. Goditja e grupit është bërë nga oficerë të policisë të Nëndrejtorisë së Prokurorisë së Drogës në Selanik, në bashkëpunim me shërbimin amerikan DEA.

Sipas policisë greke, anëtarët e kësaj bande kanë furnizuar me kokainë të gjithë ishujt grekë. Ndërkohë, vijon operacioni për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të kokainës.

Mediet fqinje raportojnë se banda ishte pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:06
Kapja e 300 kilogramëve kokainë, shqiptarët e arrestuar ishin pronarë hotelesh në ishull

Mediet e huaja zbarddin detaje të tjera nga banda shqiptaro-serbe e trafikut të drogës me bazë në Athinë që është goditur gjatë natës së kaluar në Selanik të Greqisë, ku janë kapur 300 kg kokainë dhe janë arrestuar tre shtetas, shqiptarë dhe serbë, të cilët ishin dhe anëtarët kryesorë të bandës.

Mediat greke shkruajnë se dy shqiptarët (njëri me pasaportë greke) ishin aktivë në bizneset hoteliere në Rodos.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nesër zhvillohet takimi i 4 vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës

Nesër zhvillohet takimi i 4 vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës