KRUJË-Rikthehen në aktivitetin e tyre të gjitha furrat e gëlqeres që kishin ndërprerë aktivitetin e tyre për një kohë të shkurtër, në rrethin e Krujës.
Ky qytet është nën presionin e një ndotjeje të tejskajshme nga gazrat që çlirohen nga djegia e materialeve të ndryshme që përdorin furrat e gëlqeres.
Është folur shpesh për rrezikun që sjellin këto gurore, madje për një kohë të shkurtër pushuan edhe nga puna. Inspektorët e mjedisit nuk duken kërkund për të monitoruar këtë situatë. Një atmosferë tejet e ndotur egziston ne rrethin e Krujës.
Konkretisht ne fshatrat Borizane dhe Kadias, furrat e gelqerës pas ndërprerjeve fare të shkurtra janë rikthyer në punë duke shkaktuar nje ndotje të jashtëzakonshme nga tymrat e gazrat që çlirohen nga djegia e materialeve nga me të ndryshmet të cilat hedhin në atmosferë tym, blozë e gazra kancerogjene.
Aktiviteti i tyre është i përqëndruar në afërsi të qendrave të banuara. Si lendë të parë djegëse këto furra përdorin mbetje plastike nga më të ndryshmet por baza kryesore e lëndës djegëse prej tyre janë gomat e përdorura të makinave.
Megjithëse është folur shpesh herë për këto aktivitete të paligjshme, deri me sot nuk është marrë asnjë mase ndaj pronarëve të këtyre furrave e për pasojë ato e vazhdojnë aktivitetin e tyre antiligjor me qetësinë më të madhe.
Inspektorët e mjedisit deri më sot nuk i ka parë askush ne punë për të bllokuar këto aktivitete. Situata vazhdon të jetë alarmante.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO