Arta Marku ka planifikuar emërimin e 3 drejtorëve të rinj në Prokurorinë e Përgjithshme, por ndryshimet pritet të prekin edhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe drejtuesit i Prokurorive në rrethe.
Burime për Report Tv tregojnë se Kryeprokurorja ka planifikuar edhe krijimin e një Drejtorie të re ku në krye të saj do emërohet Arqile Koça, një prej kandidatëve që garoi për postin e Kryeprokurorit.
Drejtoria për Marrëdhëniet me Jashtë do drejtohet nga Anila Leka, ndërsa Drejtoria e Gjyqësorit do ti jepet prokurorit Artur Selmani.
Report Tv ka mësuar se Anton Martini pritet të drejtojë Prokurorinë e Krimeve të rënda, ndërsa Organi i Akuzës në Kryeqytet do drejtohet nga Bensik Cani.
Për prokuroritë e rretheve Shqiptarja.com ka siguruar emrat e mundshëm për kandidat si më poshtë:
Prokurorinë e Vlorës, Albert Kuliçi
Prokurorinë Durrës, Arjan Ndoj ose Drini Pali
Prokurorinë e Elbasanit, Ermira Tafani
Prokurorinë e Fierit, Elsa Miha
Prokurorinë e Shkodrës, Gjon Kodra
Prokurorinë Pogradec, Olsian Dado
Prokurorinë e Korçës, Elson Sadiku
Prokurorinë e Beratit pritet ta drejtojë, Genci Qani
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com