FUSHË - KRUJË - Një aksident i rëndë dhe me pasoja vdekje ka ndodhur rreth orës 22:00 ne autostradën Fushë-Krujë - Milot e konkretisht ne drejtim te Mamurrasit ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme një këmbësor që po kalonte nga njeri krah i rrugës në tjetrin.

Policia e cila ka shkuar menjëherë ne vendngjarje bëri me dije se viktima është nga Sukthi i Durrësit dhe është rreth 60 vjeç, policia gjithashtu bëri të ditur se viktima ishte një endacak.

Makina që e ka përplasur është larguar nga vendngjarja dhe nga shpejtësia e madhe që udhëtonte e ka hedhur trupin e pajetë drejt një makine tjetër me targa të huaja. Drejtuesi i makinës në fjalë është vetëdorzuar në polici për të sqaruar se nuk e ka shtypur ai 60 vjeçarin.



(b.m/shqiptarja.com)