FUSHË - KRUJË - Lokali i lojrave të fatit “Admiral” është bërë sërish objektiv i një shpërthimi të ndodhur pak pas mesnatës në qytetin e Fushë Krujës. Policia bën të ditur se persona ende të paidentifikuar kanë vendosur një sasi eksplozivi në afërsi të godinës rreth orës 01: 40 minuta të së dielës. Shpërthimi ndodhi në momentin kur në lokal nuk kishte njeri, prandaj nuk ka pasur të lënduar vetëm dëme materiale.

BANORET NE PANIK
Lokali i lojrave të fatit ndodhet në katin e parë të një pallati, banorët e të cilit vazhdojnë të terrorizohen nga këto shpërthime. Brenda 2 muajsh, (qershor- korrik) lokali i lojrave të fatit ka qenë 3 herë objektiv i shpërthimeve me tritol. Lokali ndodhet në një pallat mu në qendër të qytetit të Fushë Krujës, përballë sheshit “Xhorxh Bush”

NISIN HETIMET
Nga ana e saj policia thotë se po heton në pistën e një rivaliteti në këtë biznes.Rreth 10 persona janë shoqëruar nga policia si persona që mund të kenë dijeni në lidhje me këto shpërthime, por për momentin askush nuk është vënë në pranga.

(Lajmi fillimisht u publikua në orën 02: 40 dhe u përditësua në orën 10: 59 )

(b.m/sg/shqiptarja.com)