Shpërthim tritoli në Fushë Krujë. Tritoli është vendosur në lagjen “Kastrioti” 200 metra larg nga rajoni i policisë.
Tritoli është vendosur në makinën tip Benz Cl me targa AA 044 KJ, në pronësi të biznesmenit Edmond Kadiu.
Automjeti ishte i parkuar pranë biznesit të Kadiut në një largësi jo më shumë se 200 metra nga komisariati i policisë. 33 vjeçari Kadiu është biznesmen në qytetin e Fushë-Krujës.
Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar makina dhe bizneset pranë vendit ku ka ndodhur shpërthimi.
Pronari është shprehur se nuk ka konflikt me asnjeri dhe se automjetin e kishte parkuar poshtë banesës së tij.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com