Ndonëse aksionet e Inspektoriatit të Mjedisit nuk kanë munguar, furrat e gëlqeres në Fushë-Krujë e vijojnë intensivisht aktivitetin e tyre. Numri i tyre është ulët por dëmi që ato shkaktojnë nuk është i vogël dhe tashmë ato janë kthyer në një “gangrenë” për banorët e kësaj zonë dhe më gjerë.

Sikur të mos mjaftontë shumë prej këtyre furrave aktivitetin e tyre e zhvillojnë edhe natën, ndërsa djegia e gomave të përdoruara nga këto furra sjell ndotje të konsiderueshme në mjedis.

Televizioni A1 Report që prej kohësh e denoncon këtë aktivitet sjell pamje të punës gjatë natës së këtyre furrave. Në pamje dallohen qartë gomat që do përdoren për zjarrin, ndërsa risi është pajisja e furrave me ventilatorë që ndihmojnë për të përshpejtuar zjarrin.

Siç duket në pamjet e fokusuara nga kamera e televizonit A1 Report sasia e tymit kancerogjen që shkaktojnë këto furra është alarmamante, ndërsa ata që e vuajnë më shumë këtë situatë janë banorët e zonës.
Vete pronarët e këtyre furrave janë koshinet për pasojat që sjell në mjedis dhe shëndetin e qytetarëve ky aktivitet, sakaq pohojnë për A1 Report se ky aktiviet është i vetmi mjet që shërben për të siguruar mbijetësën.

Aksionet e Inspektoriatit Mjedisor kundër furrave të paligjshme nuk kanë munguar madje edhe të paparalajmëruara por ende shumë prej këtyre subjekteve vijojnë të ushtrojnë aktivitetine tyre.



Redaksia Online 
(g.f/Shqiptarja.com)