Qyteti i Fushë-Krujës është kthyer në një kantier ndërtimi këtë sezon veror. Bashkia ka vënë një jetë projektet e saj për shtrimin e rrugëve brënda qytetit dhe në hyrje. Ndërkaq përveç rrugëve pritet të ndërtohet edhe një gjimnaz i ri, teksa ekzistuesi nuk i plotëson nevojat. Kryebashkiaku Gjon Bardhi jep më shumë detaje për këto investime.

”Vazhdojmë sistemimin duke shtruar dhe duke bërë kanalizimin e ndriçim të lagjeve të Fush-Krujës që kanë qenë në gjendje të mjeruar. Tashmë po punohet në bllokun numër një, ku janë dy rrugët kryesore të këtij blloku të cilat po shtrohen me gjithë kanalizimet përkatëse, me ndriçim i cili përfundon së shpejti nga fundi i gushtit deri në mes te shtatorit. Kemi në punim e sipër dhe mendoj që për tre ditë përfundojnë rrugët që kanë ngelur pa shtruar në fshatin Luzi i Sipërm”, ka thënë Gjon Bardhi.
 
Punimet e nisura pritet të përfundojnë brënda muajit tetor.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)