FUSHE KRUJE- Një shpërthim i fuqishëm u shënua në orët e vona të mbrëmjes së të martës në qendër të qytetit. Lënda eksplozive, e cila dyshohet se ishte e llojit tritol ishte vendosur tek lokali i lojërave të fatit "Admiral". Menjëherë pas zhurmës që shkaktoi forca e shpërthimit, mbërritën në vendngjarje forcat e policisë për të kryer ekspertizën.
Sipas policisë nga shpërthimi i ndodhur nuk ka pasur viktima apo të plagosur në njerëz, por vetëm dëme materiale të konsiderueshme. Forcat e policisë janë vënë në ndjekje të autorëve që kanë përgatitur skenarin e ngjarjes.
Ky është shpërthimi i dytë brenda tre ditëve të fundit në të njëjtën zonë, por mësohet se ngjarjet nuk janë të lidhura me njëra tjetrën. Qytetarët shprehen se ngjarje të tilla janë bërë të shpeshta në ditët e fundit, madje edhe në qendër të qytetit.
(bd/shqiptajra.com)
/Shqiptarja.com