MADRID – Fusha me marijuanë kundër krizës: propozimi i kryetarit të Bashkisë së Rasquera, një fshat i vogël spanjoll prej 900 banorësh pranë Tarragona-s, ka gjetur dakord pjesën më të madhe të popullsisë, kryesisht të moshuar, duke fituar në referendum 56.4% të votave.
Kështu ,“sovrani” popull aprovoi një nga pikat e programit kundër krizës të Këshillit Bashkiak që përbëhet i tëri nga ERC, një parti e majtë që kërkon pavarësinë nga Spanja.
Popullsia ka votuar në masë: 68% e banorëve ka marrë pjesë në votim, duke e konsideruar çështjen jetike për të ardhmen e fshatit, i cili jeton me prodhimin e vajit të ullirit, djathit dhe sallamit, ndërsa të moshuarit plaken dhe të rinjtë largohen drejt qytetit.
Tani duhet të pranojë ofertën që i ka ardhur nga Asociacion Barcelonesa Cannabica de Autoconsumo (ABCDA), një klub që mbledh 5 mijë “ortakë” që menaxhojnë kolektivisht konsumin dhe prodhimin individual të kanabis, i cili lejohet nga ligji spanjoll. ABCDA ka propozuar t’i paguajë Bashkisë 36 mijë euro për autorizimin për të kultivuar me qëllim jotregtar, ndërsa 550 mijë euro në vit do të hyjnë në ekonominë lokale për marrjen me qera të terrenit.
Projekti, që mendohet të krijojë 40 vende pune në Bashki, duke i ridhënë jetë ekonomisë, nuk ka bindur Prokurorinë katalane. Ligji spanjoll lejon vetëm prodhimin për vetëkonsum të marijuanës.
Por edhe në Rasquera nuk janë të gjithë dakord. Ka nga ata që mendojnë se iniciativa do ta mbushë fshatin me të droguar. “Kam frikë, kultivimi do të jetë pranë shtëpisë sime: duhet të dalim nga kriza por kjo nuk është zgjidhje”, thotë një prej banoreve.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com