Dikush në siklet e dikush në komoditet, partitë politike nga fushata që kanë bërë deri më tani, kanë reflektuar haptazi pasigurinë për rezultatet finale të këtyre zgjedhjeve. Raporti mes tyre, orientimi i akuzave në parti të caktuara, ka dhënë sinjale të qarta se kush – kujt ia ka frikën. Betejat e sivjetme zgjedhore definojnë edhe fatin e shumicës së subjekteve pjesëmarrëse. Përveç se është sfidë për liderët, të cilët testojnë veten, gjithashtu është edhe sfidë për vetë subjektet, të cilat domosdoshmërisht i nënshtrohen rikonfigurimit në rast humbje. Dikush po lufton për mbijetesë e dikush për rritje të votave.
Jemi në mes të fushatës dhe dy partitë më të mëdha bëjnë fushata tërësisht ndryshe nga njëra-tjetra. Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, po bën fushatë si gjithmonë, nëpër palestra, pa ndryshuar asgjë në skenografi dhe pa e shoqëruar fushatën me elemente të avancuara teknologjike. Ashtu sikurse edhe në zgjedhjet lokale, LDK-ja duket goxha me një farë komoditeti karshi partive të tjera, po e sulmon qeverisjen e deritashme, vetëm se nuk po guxon ta përmendë fitoren me “duar në xhepa”, duke e pasur të qartë se shumë befasishëm mund edhe të zhgënjehet.
Hashim Thaçi duket haptazi në panik, nuk po hyn nëpër salla. Ai po tenton që të paraqitet komod me fushatë moderne, me përpjekje maksimale që në sfond të paraqitet me elemente urbane. Por, sikleti që i buron nga pasiguria shihet qartazi në detajet e të bërit fushatë, shfrytëzon çdo formë të mundshme, nga takimet nëpër oda e deri në palestër, duke ushtruar për të bërë fushatë. Në paraqitje Thaçi duket se po e nënçmon “Nismën”, por po harron se sulmet ndaj saj po e shpalosin rrezikun që ai po e ndjen nga votuesi i përbashkët që ka me këtë parti.
AAK-ja po bën fushatë dhe skenar të ngjashëm me të PDK-së. Ramush Haradinaj me përralla të njëjta sikurse të Thaçit, premton paga 1000 euro dhe buxhet mbi 3 miliardë euro. Kurse me diskurs maksimalisht të butë në përpjekje për të rifituar pozicionin e tretë, duke shfaqur qartazi elemente të shqetësimit, se në këtë vend mund të pozicionohet lehtësisht “Vetëvendosja”. Si duket Haradinaj po e nuhat rritjen graduale të “Vetëvendosjes” e që rrezikun permanent mund ta ketë partia e tij.
Ndërkohë të dy këto parti, LVV dhe AAK, po e sulmojnë më ashpër LDK-në, sepse sikur po e ndjejnë një mundësi që ajo është e vetmja në garë me PDK-në, ndaj të rrisin pazarin që në rast të formimit të qeverisë, të marrin më shumë hise.
”Nisma” po mbledh rreth vetes krahun e UÇK-së, e brumosur në folklorizëm dhe tradicionalizëm. Duke shfrytëzuar elektoratin e sigurt nga Malisheva, mbush autobusët për të lënë përshtypjen se po rriten edhe nëpër qytete tjera. Kjo parti njëkohësisht po e ruan patriotizmin folklorik me pleq me kapuça të bardhë.
Pak a shumë edhe “Vetëvendosja” po dominohet njësoj në dy rreshtat e parë, por në anën tjetër, me fushatë më të zjarrtë, fjalime populliste, por me kontekst minimal politik. “Vetëvendosja” po inkurajohet nga simpatizantë që po dalin në fotografi me mbishkrimin “Tash me lëvizjen”, por të cilët jetojnë nëpër skuta të dynjasë. Aktivistët e saj janë shumë më aktivë nëpër terren dhe në rikujtimin e skandaleve, jo vetëm të partisë në pushtet, por edhe të atyre që kanë qenë pjesë e qeverisë dikur.
Kurse AKR-ja me fushatë pa fizionomi, me diskursin tallava politik të kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili edhe është duke e dominuar fushatën e kësaj partie. Ai është figura kryesore e cila po del në plan të parë, me fjalorin qesharak të kësaj fushate. AKR-ja po e sulmon qeverisjen e deritashme edhe pse vetë janë pjesë e saj.
Prej sot ku kanë mbetur edhe gjashtë ditë nga dita e zgjedhjeve, pritet që të ashpërsohet diskursi, sepse të gjithë janë duke hyrë në finish. Ata do të përdorin atomin e fundit për të mobilizuar masën e elektoratit të vet.
PDK-ja është në panik të tmerrshëm, sidomos pas raporteve ndërkombëtare me mesazhe të qarta kundër tyre. LDK-ja, e bindur për fitoren, po harron se ka në garë edhe parti të tjera që janë duke u rritur e që në rezultat final mund të befasojnë. “Vetëvendosja” me komoditet e pa provuar asnjëherë në qeverisje qendrore kërkon për elektoratin e lodhur nga hajnia, ka shumë mundësi që të pozicionohet e treta. Kurse “Nisma” dhe AAK-ja po duken të mobilizuara për të mos humbur elektoratin e sigurt që e kanë, pra synimi i tyre është mbijetesa. Kurse AKR-ja po kalon pavërejtshëm, e vetmja parti që rrezikon më së shumit pragun, e vetmja të cilës i rrezikohet ekzistenca.
/Shqiptarja.com