Fushata 'Dhuna kundër fëmijëve', Vasilika Hysi: Problem fenomeni i bulizmit, të marrim iniciativa konkrete për parandalimin e tij

 Fushata 'Dhuna kundër fëmijëve', Vasilika Hysi: Problem fenomeni i bulizmit, të marrim iniciativa konkrete për parandalimin e tij

Zv.kryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi

Zëvendëskryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga World Vision-i, me rastin e lançimit të fushatës 5-vjeçare “Duhet e Gjithë Bota për të Ndalur Dhunën ndaj Fëmijëve!”.

Gjatë aktivitetit, Hysi mbajti një fjalim në lidhje me problematikën e dhunës ndaj fëmijëve duke vënë theksin në problematikat e hasura gjatë punës si ligjvënëse mbi iniciativat ligjore në ndihmë të fëmijëve.

Sipas saj, fenomeni i bulizmit dhe nevoja e parandalimit të tij në çdo shkollë është çështja ku nuk po bëhej mjaftueshëm.

Zbatimi i rregullave të Kodit të Punës dhe mbrojtja e fëmijëve në marrëdhëniet e punës, parandalimi i ngacmimeve seksuale dhe pornografisë në internet dhe gjuha aspak miqësore për fëmijët, që përdoret në rrjetet sociale janë shumë problematike. Ftoj gjithë të pranishmit të bashkëpunojnë për t’i adresuar këto shqetësime. Dhuna ndaj fëmijëve nuk mund të parandalohet vetëm më ndryshime dhe ashpërsime të dënimeve penale në Kodin Penal, por edhe me masa që mundësojnë mirëqenien e fëmijës.

Vasilika Hysi, zvkryetare e Kuvendit

Përveç Hysit, pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin edhe: Eljona Boçe Elmazi, drejtoreshë e World Vision-it për Ballkanin Perëndimor; Senida Mesi, Zëvendëskryeministre; Ardiana Jaku, zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale; Erinda Ballanca, Avokate e Popullit; Roberto De Bernardi, përfaqësues i UNICEF-it në Shqipëri dhe Erol Akdag, përfaqësues i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri për të drejtat e njeriut.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare