‘Ku i gjen paratë Sali Berisha?’ Kjo është pyetja që bën Enkelejd Alibeaj thuajse në çdo dalje publike, përgjigjen e së cilës pretendon se e ka Erion Veliaj.
Në një reagim publik, Alibeaj thotë se Berisha dhe ushtarët e tij që janë të frikësuar se do dalin para SPAK, nuk tregojnë se cili është burimi i të ardhurave për fushatën zgjedhore të 14 majit por vijojnë me sharjet. Sipas kryetarit të komanduar të PD, Berisha dhe Veliaj janë ortakë politikë e ekonomik, ndaj e dinë ku gjenden paratë që përdoren për prenotime stadiumesh.
Alibeaj pretendon se Berisha dhe Veliaj janë bashkëpunëtorë pasi thotë se ditën bëjnë sikur zihen e natën shijonë së bashku lejet e ndërtimit.
“Në fakt nuk i ka shqetësuar çështja e parave dhe financimeve, sepse ato kanë 33 vite që i fshehin në bashkëpunim me mediat e tyre, por se përse Erion Veliaj, ortaku i tyre politik dhe ekonomik, ka bërë të njëjtën pyetje. As nuk kisha ndërmend të meresha fare më një mashtrues kronik si Erion Veliaj, por meqë e kanë merak se përse ai ka ngritur të njëjtën pyetje, le të flasin me të. Unë thjesht ngrita një pyetje, ai me siguri di dhe përgjigjen e kësaj pyetje. Pyetja duhet të ishte drejtuar dhe Sali Berishës dhe Erion Velisë, sepse që të dy e dinë ku i gjenë paratë Berisha. Sepse ditën bëjnë sikur zihen, ndërsa natën shijojnë lejet e ndërtimit dhe marrëveshjet okulte me kryebashkiakun, përfaqësues të oligarkisë së ndërtimit.
Si ka mundësi që Sali Berisha nuk përmend asnjë oligark, bashkëpunëtor të Erion Velisë në ndërtimet e Tiranës?! A ka kurajo non-grata për korrupsion masiv dhe minues i demokracisë, të denoncojë lejet e ndërtimit të dhëna nga Erion Veliaj? Përgjigjia është shumë e thjeshtë: janë ortakë politik dhe ekonomik. Oligarkët i kanë bashkë, paratë i ndajnë bashkë, politikën duan që ta zaptojnë bashkë. E megjithatë, përtej dallavereve politike të Sali Berishës që nuk i beson më askush, thelbi mbetet, pyetja mbetet: Ku i gjen paratë Sali Berisha? Për përgjigjen, pyesni Erion Velinë. Ai di shumë më shumë se unë dhe se ne bashkë, se ku gjenden këto para”, tha Alibeaj.
Ky reagim i Alibeajt erdhi pasi pretendon se Berisha ka nisur sulm ndaj tij vetëm se ngriti pyetjen se ku i gjen paratë për të bërë fushata të mëdha me prenotime stadiumesh, autobusa e salla. Alibeaj iu referua çeljes së fushatës në stadiumin ‘Air Albania’ dhe thotë se Berisha bashkë me mbështetësit që i quan ‘ushtarë politikë’ nuk bëjnë transparenncë.
“Prej dy ditësh, altoparlantët politikë të non-gratës për korrupsion masiv dhe minues i demokracisë, Sali Berishës, dhe mediat e financuara prej tij dhe familjes së tij, kanë filluar një sulm ndaj meje, vetëm e vetëm se unë kam ngritur thjesht një pyetje, që në fakt është një pyetje që e bëjnë të gjithë shqiptarët: Ku i gjen paratë Sali Berisha, i cili ka një vit e gjysëm që prenoton stadiume, prenoton salla në të gjithë Shqipërinë, paguan autobuza dhe njerëz për ti mbushur këto salla, paguan media që të jetë 24 orë live edhe pse ligjërisht nuk është kryetari i asnjë partie politike?
Mirëpo Sali Berisha dhe ushtarët e tij mediatikë e politikë, në vend që ti përgjigjen kësaj pyetje dhe të bëjnë transparencën e parave te tyre, si gjithmonë, në stilin e politikës së urrejtjees dhe baltës , në stilin e tij prej politikani tashmë të marrë fund, e ka kthyer oborrin e tij politik e mediatik në mburojë të një njeriu të padëshiruar nga perëndimi për korrupsion masiv dhe minim të demokracisë. Të gjithë në rresht, për turpin e tyre, bëjnë garë se kush bërtet më shumë, kush fyen më shumë në emër të padronit të tyre”, shkroi Alibeaj.
Për ofendimet që bëjnë kundrejt tij, Alibeaj thotë se vjen sa herë që përmenden paratë dhe duke qenë se nuk japin dot llogari, gjithçka bëjnë është të ulërasin, bërtasin e fyejnë këdo. Në përfundim thekson se të gjithë ndihen të frikësuar se janë të gjithë në radhë për SPAK.
Bravi Alibe! Madje me forte fushaten kunder Berishes qe te trembet Rama , Veliaj dhe Kim Young.... me lovace skishim pare deri me tash.
PërgjigjuTi nuk ke goje te flasesh, ke dy vjet qe po merr nga nje milion euro takse ne vit nga xhepat e shqiptareve per menderen tende e te eunukeve qe kane mbetur aty.
PërgjigjuO ALIBABA e di thenien o balo te hengert tenja te keqen e ke nga brenda. Ju jeni ber lesh arapi dhe fajsoni per cdo problem Ramen.
PërgjigjuHahaha,kjo eshte e forte,Veliaj e di ku i gjen parate Saliu!!! Ah mor i shkrete,ti i hyre politikes pa pasur asnje aftesi,ashtu i duheshe Saliut, si plep qe ti mbaje hije,prandaj sot qe te duhet te besh fushate, del ai qe je,nje asgje. Nuk mjafton te jesh pro amerikan o Alibumbaaaa,duhet e te dish te diskutosh,te nxjerresh ndonje fjale lloqike nga goja!!!
PërgjigjuEKZAKT FARE..FIKS
edhe familja jote voton berishen o burri keq.njeri pa seder ik mor hap krahun se ste do njeri,ste voton njeri edhe sikur tjesh kandidati vetem ne kto zjedhje mos ket as ps as bashke fitojme ti smer asnje vot,te mund arlind qorri tek e tek.njeri i lig
Përgjigju