Fushata elektorale e PS, Gjikondi: Rama nuk e bëri të bujshme sepse e ka fitoren në xhep! Sondazhi i Piepol-it për Tiranën tregoi se Veliaj është favorit

Aktivisja Brizida Gjikondi duke komentuar hapjen e fushatës elektorale të Partisë Socialiste pa pasur organizime të mëdha, e konsideroi si shenjë se kryeministri, Edi Rama e ndjen të sigurt fitoren në zgjedhjet lokale të 14 majit. E ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report TV, Gjikondi tha se fakti që përballë Ramës qëndrojnë kandidatë të koalicionit Meta-Berisha është një komoditet shumë i madh për Partinë Socialiste.

“Rama nuk e bëri të bujshme fushatën sepse e ndjen se e ka fitoren në xzhep. Të kesh përballë kundërshtarë si Berisha dhe Meta është një komoditet shumë i madh. Ata janë karma e vetes së tyre, nuk ka nevojë Rama të merret me ta. Patjetër që fushata e tyre do jetë bombastike, hapet nesër. Por shqiptarët nuk janë më të interesuar pr të shpëtuar nga halli krereët e opozitës shqiptare. Sepse ata janë bashkë nga halli jo nga malli. Këto zgjedhje janë të rëndësishme për ekzistencën e tyre në skenën politike shqiptare”-tha Gjikondi.

Ndërsa teksa foli për rezultatet e sondazhit të institutit italian ‘Piepoli’ të realizuar në bashkëpunim me Report TV  për qytetin e Tiranës, aktivistja u shpreh se mbështetja e qytetarëve e treguar në sondazh për Veliajn tregon se ky i fundit preferohet përballë kandidatëve përballë tij, edhe pse drejton bashkinë më të madhe në vend prej 8 vitesh.

“Ai vjen pas dy mandatesh rrjesht, tregon se në përgjithësi 3 mandate nuk është se të konsumojnë. Për sa kohë që ka kaq mbështetje, është tregues se qytetarët e Trianës përballë kandidatëve të tjerë, preferojnë atë për të vazhduar projektin që ka për kryeqytetin”-tha Gjikondi.

Më tej ajo shtoi se Meta dhe Berisha e kishin përzgjedhur me qëllim Këlliçin për të kandiduar në Tiranë pasi ky i fundit nuk kishte asnjë përvojë të mëparshme në poste kyç shtetërore, gjë që sipas Gjikondit tregonte se dyshja opozitare dëshiron t’u tregojë qytetarëve se vota e tyre për Këlliçin, praktikisht llogaritet si votë për ta.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Joni: 14/04/2023 18:49

    Vetem Rama e ka fitoren askush tjeter!

    Përgjigju
  • Kejsi: 14/04/2023 18:42

    Eshte krejt normale qe e kane fitoren ne xhep,se jane e vetmja qeveri qe po punon kaq shume per kete vend

    Përgjigju
  • Dori: 14/04/2023 18:32

    Me punet qe ka bere fitoren ne xhep e ka

    Përgjigju
  • Roni: 14/04/2023 18:32

    Investimet qe ka bere Rama i duhen vendit tone

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj