Fushata kundër diabetit, 3500
matje, në 2014, javë kombëtare

Fushata kundër diabetit, 3500<br />matje, në 2014, javë kombëtare
TIRANE- Shoqata Shqiptarë e diabetit prej 10 ditësh ka ndërmarrë një fushatë sensibilizuese në qytetet kryesore të Shqipërisë. Fushata ka qenë nën drejtimin e mjekut endokrinolog dhe presidentit të shoqatës doktor Florian Toti. Doktor Toti flet për gazetën tonë duke treguar detajet më të rëndësishme të këtyre 10 ditëve në qytete të ndryshme të vendit.

Prof. Assoc. Florian Toti, President i Shoqatës së Diabetit në Shqipëri, Flet për lexuesit e Shqiptarja.com mbi sëmundjen e diabetit dhe sensibilizimin e saj me anë të një fushatënë qytetet kryesore të vendit. Gjatë fushatës janë kryer rreth 3500 matje të sheqerit si dhe doktori tregon se mënyra më e mirë për të mbajur nën kontroll shëndetin janë kontrollet e vazhdueshme. Ai thekson se zbulimi i sëmundjes në një fazë të hershme e bën punën e mjekut më të lehtë si dhe siguron mbajtjen nën kontroll të shëndetit.


Sa qytetarë janë bërë pjesë e kësaj fushate organizuar nga shoqata e diabetit në Shqipëri?
 
Nga rrethet janë bërë rreth 1500 matje, duke përfshirë qytetin e Elbasanit, Pogradecit, Korçës, ShkodërS, Durrësit dhe Vlorës. Sot (dje) janë bërë matje në Tiranë dhe në Kavajë. Përsa i përket Tiranës, vetëm në parkun Rinia janë bërë rreth 400 matje, ndërsa rreth 350 të tilla janë bërë në ambjentet e muzeut. Fushata do të vazhdojë edhe për qytetin e Fierit dhe Beratit dhe mund të them që gjithësej mund të jenë përfshirë rreth 3000 qytetarë, pra në total janë bërë rreth 3000 matje.
 
Personat të cilët kanë kryer matjet, kanë qenë persona të diagnostikuar më parë më sëmundjen e diabetit apo kanë qenë persona të padiagnostikuar që kanë dashur të dijnë sasinë e sheqerit, pra të mësojnë nëpërmjet kësaj fushate janë apo jo të prekur nga kjo sëmundje?

Kanë qëne të gjitha rastet. Ka patur persona me diabet të cilët kanë ardhur sepse donin të dinin sa e kishin sasinë e sheqerit, madje meqense ne kemi qëndruar gjatë në terren, ka pasur raste kur vinin esull, masnin sheqerin dhe iknin. Pastaj hanin diçka dhe ktheheshin sërish për të bërë matjen e sheqerit pas të ngrënit. E përgjithshmja është se ka një sensibilizim dhe një ndërgjegjësim më të madh për shëndetin, dhe veçanërish në lidhje me sëmundjen e diabetit. Përgjithësish kanë qenë persona të prekur nga diabeti ose ata që kishin dyshime nga matjet e realizuara më parë.
 
Cila ka qenë grupmosha më e madhe që është ofruar për të kryer matjet në qytete të ndryshme?

Përgjithësisht ka qenë mosha mbi 60 vjeë, që është mosha më e predispozuar për tu prekur nga diabeti. Gjithashtu duhet thënë që një rol në këtë kanë luajtur edhe kushtet ekonomike, pasi matjet kanë qenë falas, dhe kushdo që ka pasur dëshirë stafi ynë ka qenë në dispozicion për konsulta,  matje dhe ekzaminime falas.  Ka pasur gjithasht edhe shumë të rinjë madje dhe të moshës së vogël.
 
A ka shifra të sakta të moshave dhe personave që janë bërë pjesë e fushatës, me matje, konsulta apo ekzaminime?
 
Ende nuk kemi shifra të sakta sepse në një qytet janë bërë rreth 400-500 matje dhe në një situatë të tillë nuk kë kohë as t’i marrësh dhe t’i hedhësh, jo më ti përpunosh. Si dhe duhet marrë parasysh që ne jemi një shoqatë vullnetare dhe jemi një staf i vogël që ka lëvizur në shumë qytete. Megjithatë nuk mund ta mohoj që kemi pasur ndihmë edhe nga mjekë endrokrinologë të qyteteve përkatëse ku ne kemi qenë. Ata kanë ofruar kohën e tyre, veten si dhe personelin vetëm për të ofruar kushtet që të gjithë qytetarët të dilnin të kënaqur nga shërbimi ynë.
 
Vjet kjo fushatë është bërë në një ditë të vetme, për çfarë arsye u vendos që këtë vit të zgjaste 10 ditë?
 
Kjo është bërë për të qenë më të organizuar, sepse në një ditë të vetmë është e vështirë të kalosh në shumë qytete, dhe duke qenë se stafi ynë është i vogël, menduam që këtë vit të ishim çdo ditë në një qytet, kështu që edhe qytetarët kishin kohë të mjaftueshme dhe stafi ynë ishte më i plotë dhe më i organizuar. Në një ditë të vetme nuk mund të arrihej një numër i tilë matjesh, dhe ne do ta kishim të vështirë që brenda një dite të ishim në shumë qytete të vendit.
 
A do të ketë edhe në vitet në vazhdim një fushatë të tillë sensibilizuese?
 
ka një interesim të njerëzve për këtë. vjet janë bërë rreth 2000 matje ndërsa këtë vit me gjithë Beratin dhe Fierin pritet të realizohen rreth 3500 matje. Duke qenë se muaji nëntor është në stinën e vjeshtës koha nuk është shumë favorizuese, pasi në një ditë me shi njerëzit nuk është se e kanë shumë me qef që të dalin nga shtëpia për të bërë matjet e sheqerit, dhe në për këtë arsye jemi duke e menduar që vitin që vjen mund të bëjmë një javë kombëtare të diabetit  nga periudha e pranverës, ndoshta nga maji, mqeqë është një periudhë e afërt dhe koha është  favorizuese. 
 
A keni një mesazh për të gjithë ata që do ta lexojnë këtë intervistë?
 
Ju bëj thirrje të gjithë shqipëtareve që të bëjnë kontrolle të vazhdueshme, të mos e lënë shëndetin e tyre pas dore. Diabeti është një sëmundje që kurohet dhe nësë kapet në fazat e para gjithçka është shumë më e thjeshtë. Shoqata jonë dhe personat që janë ofruar për të qenë pjesë e saj, po punojnë shumë për të sensibilizuar popullsinë për rëndësin që ka kapja e sëmundjes në fazë të hershme.

Shkrimi u publikua sot (14.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni turin e Ramës me diasporën?



×

Lajmi i fundit

Josep Borrell: Një Autoritet i fortë Palestinez, i nevojshëm për paqe në Lindjen e Mesme

Josep Borrell: Një Autoritet i fortë Palestinez, i nevojshëm për paqe në Lindjen e Mesme